LAJMI I FUNDIT:

Një miliarder zviceran pretendon se Abramovich i ka ofruar blerjen e Chelseat

Një miliarder zviceran pretendon se Abramovich i ka ofruar blerjen e Chelseat

Miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss ka thënë se ka marrë një ofertë për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich së bashku me një grup prej disa të tjerëve.

Abramovich ka qenë nën presion në rritje gjatë javës së kaluar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, me deputetin laburist Chris Bryant duke thënë se pronari i Chelseat është “i tmerruar” nga përballja me sanksione nga qeveria britanike.

Pronari i Bluve ka lëshuar tashmë një deklaratë duke thënë se të besuarit e fondacionit bamirës të Chelseat do t’ia merrnin atij “administrimin” e klubit për një kohë të pacaktuar, por Wyss thotë se ai është pjesë e një grupi që përpiqet të blejë klubin nga biznesmeni rus.


Ambramovich njofton tërheqjen e tij: Unë sot po u jap fondacionit bamirës të Chelsea administrimin dhe kujdesin e klubit
Lexo po ashtu Ambramovich njofton tërheqjen e tij: Unë sot po u jap fondacionit bamirës të Chelsea administrimin dhe kujdesin e klubit

Kush është Wyss?

Wyss është një biznesmen me origjinë zvicerane që aktualisht banon në SHBA, pasi ka bërë pasurinë e tij si themelues, ish-president dhe kryetar i Synthes USA, një prodhues pajisjesh mjekësore.

86-vjeçari ka një pasuri neto të raportuar mbi 5 miliardë dollarë dhe është emëruar si një nga “njerëzit më filantropikë në botë” nga Forbes.

Wyss ka dhuruar miliona për kauzat mjedisore vitet e fundit dhe shoqata e tij e  bamirësisë “Wyss Foundation” ka mbi 2 miliardë dollarë asete.

Mirliarderi zviceran, Hansjorg Wyss

Çfarë ka deklaruar Wyss?

“Abramovich është një nga këshilltarët dhe miqtë më të ngushtë të Putinit. Ashtu si të gjithë oligarkët e tjerë, edhe ai është në panik”, ka thënë fillimisht Ëyss për Blick.

“Abramovich po përpiqet të shesë të gjitha vilat e tij në Angli. Ai gjithashtu dëshiron të shpëtojë shpejt nga Chelsea. Unë dhe tre persona të tjerë morëm një ofertë të martën për të blerë Chelsean nga Abramovich”.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, po 'mendon shitjen e klubit' - tre ofertues janë gati
Lexo po ashtu Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, po 'mendon shitjen e klubit' - tre ofertues janë gati

“Më duhet të pres katër deri në pesë ditë tani. Abramovich aktualisht po kërkon shumë. E dini, Chelsea i detyrohet atij 2 miliardë funte. Por Chelsea nuk ka para. Do të thotë: Ata që blejnë Chelsean duhet të kompensojnë Abramovichin”.

“Nga sot, ne nuk e dimë çmimin e saktë të shitjes. Mund ta imagjinoj fare mirë të filloj në Chelsea me partnerë. Por më parë duhet të shqyrtoj kushtet e përgjithshme. Por ajo që mund të them tashmë: definitivisht nuk jam duke bërë diçka të tillë vetëm. Nëse blej Chelsean, atëherë me një konsorcium të përbërë nga gjashtë deri në shtatë investitorë”, përfundoi zvicerani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori