Të shtunën, më 22 gusht, skena e muzikës elektronike do të ngjitet lart në Majën e Goleshit, ku në ambientin magjepsës të lokalit Hilltop do të mbahet një event i veçantë në bashkëpunim me Kissmet X Nxt Lvl.

Festa nis në orën 19:00 dhe do të vazhdojë deri në mëngjesin e hershëm të së shtunës, në 07:00, duke i dhuruar pjesëmarrësve një përvojë të paharrueshme me pamje spektakolare nga maja e malit.


Një prej risive të mbrëmjes është performanca e artistes së re nga Polonia, Viikatory, e cila do të sjellë energjinë e saj të veçantë në skenën kosovare. Përveç saj, line up-i përfshin edhe disa nga emrat më të njohur të skenës lokale të elektronikës:

Timetable i mbrëmjes:

- Toske – 19:00 - 21:30
- M.i.M – 21:30 - 00:00
- Legoff – 00:00 - 02:00
- Viikatory – 02:00 - 05:00
- Uran B. – 05:00 - 07:00

Biletat aktualisht kushtojnë 10€ dhe mund të blihen online përmes Rave Travel.

Për vizitorët që udhëtojnë nga Prishtina, është vendosur një ofertë speciale me Bluetaxi, ku transporti kushton vetëm 15€ deri në Majën e Goleshit.

Ky event organizohet me mbështetjen e partnerit medial afatgjatë, Telegrafi, duke e sjellë edhe një herë kulturën e muzikës elektronike më pranë publikut shqiptar. /Telegrafi/