Një listë me emra gjigantësh: Zbulohen të nominuarit për të fituar çmimin “Vetura Botërore e Vitit 2020”

Një listë e ngushtë e modeleve për çmimin prestigjioz “Vetura Botërore e Vitit 2020” (2020 World Car of The Year) është shpallur në Motor Show në Frankfurt.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përzgjedhja e veturës së vitit në botë 2020 fillon menjëherë pas panairit të veturave në Frankfurt.
Siç ishte bërë e ditur, panairi i veturave në Frankfurt hapi portat e tij për publikun të enjten më 12 shtator, pasi u rezervua për përfaqësuesit e mediave për dy ditë. Një nga ekspozitat më të mëdha në botë të automobilave do të zgjasë deri të dielën më 22 shtator.
Organizatorët kanë njoftuar rreth 60 premiera, kryesisht hibride dhe automjete elektrike, pasi industria e automobilave është e orientuar gjithnjë e më shumë drejt këtij lloji të makinës.
Kështu, pas kësaj ngjarje, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, 80 gazetarë të shquar të automobilave do të vozisin dhe testojnë të gjitha automjetet në listë për të vendosur së pari listën e shkurtër dhe më pas fituesin përfundimtar.
Më poshtë ua sjellim listën e plotë të veturave që do të garojnë për çmimin e vitit 2020:Cadillac CT4 DS 3 Crossback DS 7 Crossback Ford Escape/Kuga Ford Explorer Hyundai Palisade Hyundai Sonata Hyundai Venue Kia Seltos Kia Soul EV Kia Telluride Range Rover Evoque Mazda CX-30 Mazda 3 Mercedes-AMG A35/A45 Mercedes-AMG CLA35/45 Mercedes CLA Mercedes GLB Mini Cooper SE Opel Corsa Peugeot 2008 Peugeot 208 Renault Captur Renault Clio Renault ZOE R135 Seat Tarraco Škoda Kamiq Škoda Scala SsangYong Korando Volkswagen Golf Volkswagen T-Cross
Më poshtë gjithashtu ua sjellim një listë të të gjithë kandidatëve për “World Performance Car of The Year 2020”, “World Luxury Car of The Year 2020”, si dhe “World Urban Car of The Year 2020”, përcjell Telegrafi.
Të nominuarat për të fituar çmimin si “World Performance Car of The Year”Alpine A110S Audi RS 6 Avant Audi RS 7 Sportback Audi S8 Audi SQ8 BMW M8 Coupé BMW Z4 Mercedes-AMG A35/45 Mercedes-AMG CLA35/45 Porsche 718 Spyder/Cayman GT4 Porsche 911 Porsche Taycan Toyota GR SupraTë nominuarit për të fituar çmimin si “World Luxury Car of The Year 2020”BMW 7 Series BMW X5 BMW X7 BMW Z4 Cadillac CT5 Cadillac XT6 Mercedes-Benz EQC Mercedes-Benz GLE Mercedes-Benz GLS Porsche 911 Porsche Taycan Toyota GR SupraTë nominuarit për të fituar çmimin si “World Urban Car of The Year”Kia Soul EV Mini Cooper SE Electric Opel/Vauxhall Corsa Peugeot 208 Renault Clio Renault Zoe R135 Volkswagen T-Cross
Ndryshe, vitin e kaluar, Jaguar I-Pace u bë modeli i parë ndonjëherë që fitoi tre tituj në historinë 15-vjeçare të “World Car Awards”.
I-Pace u prezantua me çmimet e Automjetit Botëror të Vitit 2019, Dizajnin e Automjeteve Botërore të Vitit dhe çmimet e “World Green Car”.
Fituesit e tjerë në këtë garë ishin Suzuki Jimny - e cila mundi Hyundai Santro në kategorinë “World Urban Car”.
Audi A7 mori titullin “World Luxury Car 2019”, ndërsa çmimi për kategorinë “World Car Performance 2019” u fitua nga McLaren 720S. /Telegrafi/






















































