"Kafeneja jonë” nuk ka dyshim se ishte një prej serialeve më të ndjekura e më të pëlqyera në vendin tonë.

Megjithëse ka kohë që seriali ka pauzuar duket se tani po bëhet një rikthim i tij dhe fansat mezi po e presin.


Së fundmi, kjo është bërë e ditur përmes një postimi të publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e këtij seriali.

79439049 1427942520696329 1273722124141330432 o Rikthehet seriali "Kafeneja jonë" (Foto: Facebook)

Në bazë të postimeve të ndara me fansat, shihet se janë i njëjti kast i aktorëve që tanimë kanë filluar edhe xhirimet.

Siç është raportuar, seriali do shfaqet në fundvit për nder të festës së Vitit të Ri dhe me shumë surpriza për fansat e tyre.

80424151 1427942380696343 1075434955942658048 o Rikthehet seriali "Kafeneja jonë" (Foto: Facebook)

Ndërkohë, shumë nga fytyrat e njohura që ishin pjesë e serialit janë sërish, ndërsa do ketë edhe prurje të tjera.

Se çfarë kanë përgatitur presim të shohim në vijim! /Telegrafi/

70673219 1427942450696336 3555484428547391488 o Rikthehet seriali "Kafeneja jonë" (Foto: Facebook)