Sigurisht që është e vështirë të zbulosh gjithë të fshehtat e kuzhinës; ne nuk pretendojmë të dimë gjithçka. Ama na hyjnë në punë ca truke të vogla dhe shumë të thjeshta, që na i bëjnë gatimin më të lehtë.
UTHULLA
Ju shpëtoi dora?
Keni hedhur shumë uthull në sallatë? Ju shpëtoi dora? Mos u shqetësoni! Për ta shpërndarë, mos e përzieni sallatën, por hidhni në të dy copa buke të vogla, pastaj përziejeni sallatën dhe më pas hiqini copat e bukës. Kështu buka do të ketë thithur uthullën dhe sallata është gati për t’u shijuar.
PORTOKAJTË
Si të shtrydhësh më mirë lëngun e tyre?
Prijini portokajtë ose limonët përgjysmë, vërini për 15 sekonda në furrën me mikrovalë me nxehtësi maksimale dhe më pas shihni se si do të shtrydhni të gjithë lëngun, pa u lodhur aspak.
LULESHTRYDHET
Si t’i pastrosh?
Duket gjëja më e thjeshtë në botë, por ja që edhe larja e luleshtrydheve e ka një sekret. Në fillim duhet t’i lani me ujë të bollshëm dhe t’i thani dhe pastaj të hiqni gjethen e vogël që kanë në majë, sepse nëse e bëni këtë proces para larjes, uji depërton brenda në luleshtrydhe dhe e shkatërron shijen.
SALLATA
Mos e hidhni!
Nga dreka ju ka tepruar sallata jeshile e përgatitur me vaj e uthull? Mos e hidhni. Ziejeni për gjysmë ore me 500 ml lëng pule ose koncentrat pule, 250 g bizele dhe l qepë të grirë. Sapo të ziejë, kalojeni në përzierës elektrik. Më pas shërbeji mbi copa buke të thekur.
MJALTI
Është kristalizuar
Ke një kollë që po të torturon. Përgatit menjëherë një gotë qumësht të ngrohtë dhe kërkon t’i hedhësh edhe një lugë mjaltë, i cili duke ndenjur për një kohë të gjatë i harruar brenda në dollap, është kristalizuar në atë pikë që nuk e shkëput dot nga vazoja me asgjë. Në këtë rast ju vjen në ndihmë furra me mikrovalë. Futeni mjaltin për një minutë brenda me nxehtësi maksimale dhe mjalti kthehet sërish si në gjendjen e mëparshme.
ANANASI
Si ta konservosh mirë?
Ananasi i freskët nuk i duron dot temperaturat më të ulëta sesa 7 gradë Celsius. Prandaj mos e fusni në frigorifer, por ruajeni në vendin më të freskët të shtëpisë.
KËRPUDHAT
Si t’i pastrosh?
Janë të mrekullueshme, por të vështira për t’u pastruar. Merrni një thikë, një furçë dhëmbësh (të papërdorur) dhe një sfungjer nga ata të verdhët me një shtresë jeshile.
Me thikë dhe furçë elimino dheun dhe me sfungjerin e lagur pjesën ngjitëse mbi kapelë.
Më pas kaloji një nga një në ujë të ftohtë në mënyrë që të mos ngelen mbetje dheu. Nëse ky proces bëhet me shpejtësi maksimale, kërpudhat nuk e humbasin shijen.
MAJDANOZI
Si ta ruash gjithmonë të freskët?
Që degëzat e majdanozit të rezistojnë sa më gjatë, prijini pak milimetra kërcejtë dhe vendosini në një gotë me ujë, siç veproni për lulet. Çdo dy ditë përsëriten i veprimin duke ndërruar edhe ujin dhe do të keni gjithmonë majdanoz të freskët. Mund të zgjasë edhe 15 ditë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme