Site icon Telegrafi

Një kapsulë e vogël radioaktive zhduket në Australi – ajo mund të shkaktojë kancer tek njerëzit

Një kërkim urgjent është duke u zhvilluar në Australinë Perëndimore pasi u zhduk një kapsulë e vogël që përmbante një substancë radioaktive.

Kapsula përmban një sasi të vogël të Caesium-137 radioaktiv, i cili mund të shkaktojë sëmundje serioze.

Ai humbi midis qytetit të Newman dhe të Perthit në mes të janarit – një distancë prej afërsisht 1,400 kilometrash.

Njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojë larg kapsulës nëse e shohin, raporton bbc.

Departamenti i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave (DFES) ka thënë se kapsula mund të shkaktojë djegie nga rrezatimi dhe t’iu shkaktojë kancerin njerëzve.

DFES ka publikuar një ilustrim të objektit, i cili ka përmasa 6mm me 8mm.

Kushdo që e sheh objektin i kërkohet të telefonojë DFES dhe të kërkojë ndihmë urgjente mjekësore nëse ka rënë në kontakt me të. /Telegrafi/

Exit mobile version