Site icon Telegrafi

Një imunologe tregon: Imuniteti i mirë varet nga një gjë dhe nuk janë as vitaminat dhe as mineralet

shutterstock

Nëse nuk i ushqeni këto baktere, ato nuk do të jenë në gjendje të luajnë rolin e tyre në rregullimin e përgjigjes imune

Ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti i rregullt fizik, gjumi – të gjitha kjo kanë një ndikim në sistemin imunitar.

Sa i përket të ushqyerit, shumica e njerëzve besojnë se vitaminat janë më të rëndësishmet, por alergologia dhe imunologia Dr. Heather Moday tregon se diçka tjetër është shumë e rëndësishme, transmeton Telegrafi.

“Nëse vërtet dëshironi t’i bëni një nder vetes, kushtojini vëmendje sasisë së fibrave që hani çdo ditë”, thotë ajo.

Rreth 70 për qind e sistemit imunitar gjendet në zorrë, kështu që është e qartë se ekuilibri ose çekuilibri i baktereve në zorrë kanë një efekt të jashtëzakonshëm në imunitet. Dhe çfarë është e rëndësishme për të ruajtur ekuilibrin e këtyre baktereve apo mikrobiomave? E keni marrë me mend, fibrat!

Përkatësisht, fibrat që hamë janë ushqim për bakteret e mira në zorrë.

“Nëse nuk i ushqeni këto baktere, ato nuk do të jenë në gjendje të luajnë rolin e tyre në rregullimin e përgjigjes imune”, paralajmëron imunologu Moday.

Ekspertët theksojnë se shumica e njerëzve sot nuk marrin mjaftueshëm fibra. Marrja e rekomanduar është të paktën 38 gram në ditë për meshkujt dhe 25 gram për femrat, ndërsa personi mesatar gëlltit vetëm 16 gram.

Një mënyrë e thjeshtë për të rritur marrjen e fibrave, thotë imunologia Moday, është të shtoni një lugë gjelle fara liri në një sallatë ose smoothie, për shembull. Farat Chia përmbajnë gjithashtu shumë fibra, por edhe patatet e ëmbla, avokado, mjedrat… /Telegrafi/

Exit mobile version