Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 37-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Ndërkohë, një nga urimet më të sinqerta, reperi nga Prishtina e ka pranuar nga bashkëshortja e tij, prezantuesja Marina Vjollca.
Kjo e fundit ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi shumë të ëmbël të çiftit, ku shfaqen teksa i dhurojnë një puthje njëri-tjetrit në perëndimin e diellit.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i bënë atij një dedikim të veçantë, duke iu referuar me fjalët se ai do të thotë “e gjithë bota për të”.
“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës! Burri im, shoku im, gjithçka e imja…ti do të thotë bota për mua”, kanë qenë fjalët e Marinës.
Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe urimet e shumta nga ana e fansave në hapësirën për komente. /Telegrafi/