LAJMI I FUNDIT:

Një ikonë, gjashtë atlete, 8 milionë dollarë: Një ankand i Michael Jordan vendosi rekord

Një ikonë, gjashtë atlete, 8 milionë dollarë: Një ankand i Michael Jordan vendosi rekord

Një koleksion atletesh që superylli Michael Jordan veshi teksa ai dhe Chicago Bulls fituan gjashtë kampionate NBA, ka arritur në ankand vlerën e 8 milionë dollarëve, duke vendosur një rekord të ri për atletet e veshura në lojë.

Gjashtë këpucët Air Jordan – të lojërave të fundit të serive të kampionatit 1991, 1992, 1993, 1996, 1997 dhe 1998 – u shitën të premten.

Shpija e ankandeve Sotheby’s e quajti atë “Koleksioni i dinastisë”.


Sotheby’s nuk e identifikoi blerësin dhe e përshkroi vetëm si “një koleksionist privat amerikan”. Jordan fillimisht i dha një atlete pas ndeshjes fituese të kampionatit në 1991 dhe vazhdoi traditën më pas, sipas Sotheby’s.

Shorti i ankandit përfshinte foto të Jordanit të veshur me një këpucë të vetme teksa festonte fitoret e viteve 1992, 1993, 1996 dhe 1998.

Pesë herë MVP i ligës dhe dy herë fitues i medaljes së artë olimpike, Jordan ishte një lojtar aq i veçantë sa komisioneri i atëhershëm i NBA, David Stern në 1992 e quajti atë “standard me të cilin matet përsosmëria e basketbollit”.

Ai gjithashtu ndihmoi në shkundjen e industrisë së këpucëve atletike dhe kulturës së atleteve të superngarkuara duke u bashkuar me Nike për të krijuar Air Jordans në mesin e viteve 1980.

Atletet që ai veshi në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA-së 1998 u shitën gjatë prillit të kaluar në Sotheby për 2.2 milionë dollarë, një rekord për një palë atlete.

Çmimi më i lartë i ankandit për Jordan ishte 10.1 milionë dollarë për fanellën e tij nga ndeshja e parë në atë seri, sipas Sotheby’s, të cilën e shiti atë në vitin 2022.

Thjesht një biletë e papërdorur për debutimin e Jordan në 1984 me Bulls u shit përmes Heritage Auctions në 2022 për 468,000 dollarë – pra 55,000 herë më shumë se vlera normale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori