Site icon Telegrafi

Një hovercraft përdoret për të shpëtuar mjellmën e cila kishte ngecur në akullin e liqenit në Michigan

Zyra e një sherifi të Miçiganit përdori një hovercraft për të shpëtuar një mjellmë që ngeci në akullin e sapoformuar në një liqen.

Zyra e Sherifit të Qarkut Oakland tha se Ekipi i saj i Kërkimit dhe Shpëtimit iu përgjigj një raporti nga Liqenit Voorheis në Orion Township ku u tha se një mjellmë kishte ngecur në akull.

Ekipi përdori hovercraft-in për të thyer akullin rreth mjellmës, me shpresën se do t’i jepte një shteg për të notuar në breg, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Por ata në fakt përfunduan duke e kapur zogun me një batanije kur ai mbeti i ngecur në vend.

Mjellma u ngrit përsëri në breg dhe u dorëzua në Kontrollin e Kafshëve të Qarkut Oakland për të marrë trajtim për një dëmtim të dyshuar të këmbës. /Telegrafi/

Exit mobile version