LAJMI I FUNDIT:

Një historian për Edi Ramën

Një historian për Edi Ramën
Ilustrim

Në samitin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, të mbajtur në Reikjavik në 16-17 maj 2023, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin  e tij zyrtar lëshoi befasinë e radhës se “Shqipëria kurrë nuk ka pasur iluzione për natyrën e regjimit të Moskës dhe marrëdhënia jonë me Moskën ka qenë joekzistuese qysh prej vdekjes së Josif Visarionoviq Stalinit“. (Sipas tekstit në faqen zyrtare të qeverisë).

Afishohet si qëndrim zyrtar një shtrembërim i së vërtetës historike të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Rusisë, që nuk nderon as folësin  dhe as shtetin që ai përfaqësonte në një samit solemn para mbi 30 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

I duhet gëzuar faktit që Rusia nuk merrte pjesë në samitin e Reikjavikut, sepse mund të ndodhte që përfaqësuesi i Rusisë të ngrihej dhe t’ia rrëzonte poshtë kryeministrit të Shqipërisë këtë të pavërtetë historike të marrëdhënieve dypalëshe, duke i rreshtuar atij dhe auditorit të lartë diplomatik pak fakte të periudhës pas Stalinit:


– Më 14 maj të vitit 1955, Shqipëria pranoi të bëhet nga Rusia anëtare e Traktatit Ushtarak të Varshavës, i krijuar dhe i drejtuar nga Moska.

– Në vitin 1956, Shqipëria dhe Rusia ngritën nivelin e marrëdhënieve diplomatike nga misione në nivel ambasadash.

– Në 12 shtator të vitit 1957, Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Rusisë nënshkruan marrëveshjen dypalëshe për ngritjen e bazës ushtarako-detare ruse në Pashaliman të Shqipërisë, dhe për të vendosur forcat ushtarake ruse në territorin shqiptar.

– Në maj të vitit 1959, sekretari i Parë i Komitetit Qendror  të Partisë Komuniste të Rusisë dhe kryeministër i Rusisë, Nikita Hrushov, zhvilloi një vizitë të gjatë dyjavore në Shqipëri.

Kjo është e vërteta e marrëdhënieve dypalëshe pas vdekjes së Stalinit në periudhën e viteve 1953-1961, që nuk mund dhe nuk duhet të shtrembërohet dhe as të fshihet, sepse përndryshe shndërrohet në një alibi dhe amnisti për periudhën e satelitizmit të Shqipërisë nga Moska dhe kur Shqipëria  kaloi nga semafori serb te semafori rus.

Nuk ka informacion se cila mendje kozmike i ka futur në fjalim kryeministrit këtë idiotizëm historik. Në këto rrethana të pakëndshme diplomatike, akademike, historike, kombëtare dhe ndërkombëtare, bëhet emergjente që pranë kryeministrit të Shqipërisë të dërgohet si ndihmës një historian, që t’ia mësojë dhe t’ia shkruajë temat dhe çështjet historike siç kanë ndodhur vërtet dhe jo si shpikje historiko-kulturore të një nate të bukur islandeze.

Në trend

Më shumë
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Lajme
Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Lajme
Pasardhësi i Skënderbeut uron 17 - vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Pasardhësi i Skënderbeut uron 17 - vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje

Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje

Lajme
Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Evropa
Kalo në kategori