Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 23:50.


“Është raportuar se viktima femër kosovare kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 euro para dhe një unazë”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq rasti në hetime. /Telegrafi/