Policia australiane goditi me 'taser' një grua 95-vjeçare në një shtëpi kujdesi

Një grua e moshuar australiane me demencë ka përfunduar në spital me lëndime serioze për jetë pasi u godit me ‘taser’ nga policia në një shtëpi kujdesi.
Oficerët u thirrën në një shtëpi kujdesi në New South Wales, pas raportimeve se 95-vjeçarja Clare Nowland mbante një thikë, transmeton Telegrafi.
Incidenti ngriti reagime, mbi atë që avokatët thonë se ishte një përgjigje joproporcionale.
Shefi i policisë së New South Wales ka thënë se një hetim është duke u zhvilluar.
Nowland u gjet e "armatosur" me një thikë bifteku në shtëpinë e kujdesit – që gjendet në qytetin Cooma rreth 114 kilometra në jug të Canberra-s - në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, tha ndihmës-komisioneri i policisë Peter Cotter për mediat të premten.
Dy oficerë dhe personeli i shtëpisë së kujdesit u përpoqën të qetësojnë situatën, përpara se ajo të fillonte t'ju afrohej policisë - "është e drejtë të thuhet me një ritëm të ngadaltë" - dhe u godit me ‘taser’ nga policia.
“Ajo kishte një pajisje që e ndihmonte të ecte, por kishte një thikë”, tha ai.
Miku i familjes Andrew Thaler tha se Nowland u godit dy herë - në gjoks dhe në shpinë - para se të binte, duke pësuar një frakturë të kafkës dhe një gjakderdhje serioze në tru.
Sipas Thaler, familja e të moshuarës është e pikëlluar pasi nuk pret që ajo të mbijetojë, tha i për BBC News.
"Familja është e tronditur, ata janë të hutuar... dhe komuniteti është i indinjuar". /Telegrafi/





















































