Një gjë e pazakontë i ndodhi futbollistit të Kombëtares, nga aeroplani direkt në ndeshje (Foto)

Migjen Basha ka përjetuar një gjë të pazakontë këtë vikend.
Mesfushori kosovar i Kombëtares, ishte në bankën rezervë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Ndeshja e Kombëtares u zhvillua të shtunën, mirëpo të dielën Basha ka udhëtuar direkt për në Itali.
Besoni ose jo, Bari ka zhvilluar ndeshje në ora 20:30 dhe Basha është grumbulluar me skuadrën e tij.
Ishte minuta e 76-të e takimit kur trajnerit i Barit, Simone Colantuono vendosi ta aktivizoj Migjen Bashën në fushë.
Kjo dukej e çuditshme pasi lojtari luajti rreth 20 minuta me lojën shtesë pa pushuar asnjë moment.
Ndeshja mes Barit dhe Spezias përfundoi në barazim 1-1. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
14/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































