“Kur dy shtete përplasen, shumë fate njerëzish të gjendur midis përmbysen. Por, kur përplasja ndodh midis dy shtetesh komuniste, gjithçka është dyfish dramatike. Kjo është historia e një grumbulli grash të huaja që ashtu si sorkadhet e trembura, u gjendën befas midis kacafytjes së dy shteteve të bllokut komunist. Ky film është një rekuiem për këto gra…”
Me këtë reflektim, Ismail Kadare ngre siparin e skenarit të tij të parë për një film artistik, që shumë shpejt do të riadaptohet për ekranin e madh përmes objektivit të mjeshtrit të kinemasë ruse, Alexander Sokurov.
Kjo është historia e grave të bllokut të lindjes, të cilat përjetuan në Shqipëri vuajtjen e dashurisë së pamundur dhe ferrin komunist.
Adaptimi i skenarit të Kadaresë i është besuar estetit dhe skenaristit rus, Juri Arabov, i cili në vitin 2005 u vlerësua me çmimin për “Skenarin më të mirë” në Festivalin e Kanës për filmin “Moloch”, një tjetër bashkëpunim me regjisorin Sokurov, ndërkohë që në vitin 2008 ishte pjesë e jurisë së Festivalit të Filmit në Venecia.
Sokurov njihet për një gjuhë të thellë poetike dhe një trajtim personal të karaktereve, gjë që premton për shikuesit një film “autor” të niveleve ndërkombëtare. Ai është fitues i një sërë çmimesh, përfshirë këtu edhe “Luanin e Artë” për filmin “Faust”.
Së shpejti aktorët do të nisin xhirimet, të cilat do të mbahen në qytetin e Gjirokastrës dhe në Tiranë, si një mënyrë për të përcjellë qartësisht universin letrar të Kadaresë dhe këndvështrimin e tij mbi historinë e Shqipërisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”

Pse “virtuozët e çuditshëm” të Dream Theater janë grup i preferuar i njohësve të rokut?

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Roli i Ismail Qemalit në pavarësimin e Shqipërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë