Mbretërit fitojnë Superkupën e Spanjës, gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

- 14/01/2024 23:30-Nuk e kapërdiu shkatërrimin nga Reali, çfarë bëri Laporta me të përfunduar finalja
- 14/01/2024 23:17-Festoi në stilin e Ronaldos te goli i parë: Vinicius me mesazh të bukur për portugezin
- 14/01/2024 23:02-“Zhgënjim, trishtim” – Xavi deklarohet pas humbjes së thellë nga Real Madridi
- 14/01/2024 22:07-Notat e lojtarëve, Real Madrid 4-1 Barcelona: Vinicius notën 10-të
- 14/01/2024 21:57-Mbyllet ndeshja
- 14/01/2024 21:33-Karton i kuq
- 14/01/2024 21:25-GOOOL
- 14/01/2024 21:07-Fillon pjesa e dytë
- 14/01/2024 20:50-Mbyllet pjesa e parë
- 14/01/2024 20:39-GOOOL
- 14/01/2024 20:35-GOOOL
- 14/01/2024 20:13-GOOOL
- 14/01/2024 20:10-GOOOOL
- 14/01/2024 20:01-1' Fillon ndeshja
- 14/01/2024 18:40-Finalja e Superkupës së Spanjës: Reali dhe Barcelona publikojnë formacionet, nuk mungojnë befasitë
- 14/01/2024 18:36-Nëse Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës, barazon rekordin e Real Madridit
- 14/01/2024 18:10-Luajti për Real Madridin dhe Barcelonën – Prosinecki tregon se për kë bën tifo në finalen e sotme
- 14/01/2024 17:49-Florentino Perez do fitore me çdo kusht ndaj Barcelonës, akordon super premio për lojtarët dhe stafin
- 14/01/2024 11:50-Ancelotti dhe Xavi në kërkim të lavdisë, sot ‘luftohet’ për trofeun e parë të sezonit
- 13/01/2024 18:24-Rezultatet në 20 takimet e fundit
- 13/01/2024 17:36-Ancelotti pritet të bëjë një ndryshim të madh në formacion për finalen ndaj Barcelonës
- 13/01/2024 16:37-Real Madridit i kthehet ylli i madh për finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës
- 13/01/2024 16:35-Lamine Yamal mund të thyejë një rekord në finalen e Superkupës ndaj Real Madridit
- 13/01/2024 16:30-Xavi beson se Barcelona duhet të jetë besnike ndaj ADN-së së saj për të mposhtur Real Madridin në finale
- 13/01/2024 16:26-Ancelotti e pranon se ka dhimbje koke për të përzgjedhur formacionin në El Clasico ndaj Barcelonës
- 13/01/2024 16:15-Formacionet e mundshme, Real Madrid - Barcelona
- 13/01/2024 16:13-Parashikim i ndeshjes dhe rezultatit
- 13/01/2024 16:05-Lajme rreth ekipeve, kush mungon dhe kush është gati?
- 13/01/2024 15:49-Disa fakte rreth përballjeve, Real Madrid – Barcelona
Real Madridi e ka fituar kupën e parë dhe El Clasicon e parë për vitin 2024, pasi në finalen e Superkupës së Spanjës mposhti Barcelonën me rezultat bindës 4-1.
14/01/2024 23:30-Nuk e kapërdiu shkatërrimin nga Reali, çfarë bëri Laporta me të përfunduar finalja
Joan Laporta duken se po ziente nga brenda dhe nuk mund ta kapërdinte këtë humbje.
14/01/2024 23:17-Festoi në stilin e Ronaldos te goli i parë: Vinicius me mesazh të bukur për portugezin
Vinicius Junior ia doli të realizonte het-trik në fitoren 4-1 të Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës.
Kur shënoi golin e parë, ylli brazilian festoi në stilin e Cristian Ronaldos, ndërsa ka treguar se përse e bëri këtë.
14/01/2024 23:02-“Zhgënjim, trishtim” – Xavi deklarohet pas humbjes së thellë nga Real Madridi
Xavi Hernandez është deklaruar pas humbjes 4-1 të Barcelonës nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Spanjës.
14/01/2024 22:07-Notat e lojtarëve, Real Madrid 4-1 Barcelona: Vinicius notën 10-të
Real Madridi e ka fituar kupën e parë dhe El Clasicon e parë për vitin 2024, pasi në finalen e Superkupës së Spanjës mposhti Barcelonën me rezultat bindës 4-1.
Vinicius Junior me tre gola shkëlqeu në këtë takim, ndërsa një gol shtoi edhe Rodrygo. Në anën tjetër për Barcelonën golin e vetëm e shënoi Robert Lewandowski.
Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore, padyshim ishte Vinicius që u vlerësua me notën 10-të.
14/01/2024 21:57-Mbyllet ndeshja
14/01/2024 21:33-Karton i kuq
Kapiteni i Barcelonës, Ronald Araujo, ndëshkohet me karton të kuq, pas dy të verdhëve.
14/01/2024 21:25-GOOOL
64’ Real Madridi nuk ndalet. Rodrygo shënon golin e katërt për mbretërit.
https://twitter.com/Emini_Sir_Kay/status/1746629452920979790
14/01/2024 21:07-Fillon pjesa e dytë
14/01/2024 20:50-Mbyllet pjesa e parë
14/01/2024 20:39-GOOOL
39’ Vinicius Junior shënon nga penalltia dhe kompleton het-trikun.
https://twitter.com/Emini_Sir_Kay/status/1746617950608437463
14/01/2024 20:35-GOOOL
33’ Pas një aksioni të gjatë, Barcelona shënon me Robert Lewandowskin që me një gjuajtje të bukur shënon për 2-1.
https://twitter.com/MegaRutabi91282/status/1746616914405708157
14/01/2024 20:13-GOOOL
10’ Sërish kundërsulm i Real Madridit, Rodrygo merr një top, pason te VInicius, i cili me portën e zbrazët shënon për 2-0.
https://twitter.com/Emini_Sir_Kay/status/1746610880731553938
14/01/2024 20:10-GOOOOL
7' Vinicius mori një top nga Bellingham pas shpinës së mbrojtjes së Barcelonës dhe kaloi edhe portierin për të shënuar për 1-0.
https://twitter.com/Emini_Sir_Kay/status/1746610075534266453
14/01/2024 20:01-1' Fillon ndeshja
14/01/2024 18:40-Finalja e Superkupës së Spanjës: Reali dhe Barcelona publikojnë formacionet, nuk mungojnë befasitë
Real Madridi dhe Barcelona do të synojnë të nisin vitin 2024 me trofe të fituar, ndërsa do të ishte edhe i pari për këtë sezon.
14/01/2024 18:36-Nëse Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës, barazon rekordin e Real Madridit
El Clasico është gjithmonë një ndeshje e veçantë, por është edhe më mirë kur trofeu është në garë, siç do të ndodhë të dielën (sonte) kur Barcelona dhe Real Madrid takohen në finalen e Superkupës së Spanjës në Riad.
14/01/2024 18:10-Luajti për Real Madridin dhe Barcelonën – Prosinecki tregon se për kë bën tifo në finalen e sotme
Futbollisti kroat, Roberto Prosinecki ka dhënë një intervistë për AS në lidhje me El Clasicon, e cila kësaj radhe vjen në finalen e Superkupës së Spanjës.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite dhe fillon në ora 20:00.
Ka pak futbollistë që ka luajtur si për Reali Madridin, po ashtu edhe për Barcelonën, por njëri ndër ta është ylli kroat.
14/01/2024 17:49-Florentino Perez do fitore me çdo kusht ndaj Barcelonës, akordon super premio për lojtarët dhe stafin
Presidenti i Reali Madridit, Florentino Perez u ka premtuar lojtarëve të tij një bonus të madh nëse ata mundin Barcelonën në finalen e Superkupës.
14/01/2024 11:50-Ancelotti dhe Xavi në kërkim të lavdisë, sot ‘luftohet’ për trofeun e parë të sezonit
Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Xavi Hernandez do të takohen për herë të nëntë sot (e diel) në finalen e Superkupës së Spanjës, ku spektakli nuk pritet të mungojë.
Ancelotti vs Xavi, Episodi 9
Rrallëherë në futboll një ballafaqim i dy trajnerëve ka prodhuar spektakël. Kur jemi tek përballja mes Carlo Ancelottit dhe Xavi Hernandez, spektakli nuk mungon. Ky ballafaqim gjithmonë ka sjellë emocione, andaj përgatituni për të njëjtën edhe sot në finalen e madhe.
13/01/2024 18:24-Rezultatet në 20 takimet e fundit
Më poshtë mund t’i gjeni rezultatet e 20-të ndeshjeve mes këtyre dy gjigantëve.
28 tetor 2023: Barcelona 1-2 Real Madrid (La Liga)
05 prill 2023: Barcelona 0-4 Real Madrid (gjysmëfinale e Copa del Rey)
19 mars 2023: Barcelona 2-1 Real Madrid (La Liga)
02 mars, 2023: Real Madrid 0-1 Barcelona (gjysmëfinale e Copa del Rey)
15 janar 2023: Real Madrid 1-3 Barcelona (finalja e Superkupës së Spanjës)
16 tetor 2022: Real Madrid 3-1 Barcelona (La Liga)
20 mars 2022: Real Madrid 0-4 Barcelona (La Liga)
12 janar 2022: Barcelona 2-3 Real Madrid (Superkupa e Spanjës gjysmëfinale)
24 tetor 2021: Barcelona 1-2 Real Madrid (La Liga)
10 prill 2021: Real Madrid 2-1 Barcelona (La Liga)
24 tetor 2020: Barcelona 1-3 Real Madrid (La Liga)
01 mars 2020: Real Madrid 2-0 Barcelona (La Liga)
18 dhjetor 2019: Barcelona 0-0 Real Madrid (La Liga)
02 mars 2019: Real Madrid 0-1 Barcelona (La Liga)
27 shkurt 2019: Real Madrid 0-3 Barcelona (gjysmëfinale e Copa del Rey)
06 shkurt 2019: Barcelona 1 -1 Real Madrid (gjysmëfinalja e Copa del Rey)
28 tetor 2018: Barcelona 5-1 Real Madrid (La Liga)
06 maj 2018: Barcelona 2-2 Real Madrid (La Liga)
23 dhjetor 2017: Real Madrid 0 -3 Barcelona (La Liga)
16 gusht 2017: Real Madrid 2-0 Barcelona (Superkupa e Spanjës gjysmëfinale)
13/01/2024 17:36-Ancelotti pritet të bëjë një ndryshim të madh në formacion për finalen ndaj Barcelonës
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është bërë gati për të bërë një ndryshim të madh në formacion për finalen ndaj rivalit të përbetuar Barcelonës.
“Los Blancos” e siguruan kalimin në finale pasi mposhtën fqinjin Atletico Madrid me rezultat 5-3 pas vazhdimeve, ndërsa Barcelona mori një fitore komode 2-0 ndaj Osasunës.
Tekniku italian futi në fushë një formacion mjaft të fortë ndaj Atleticos, duke i rikthyer në formacion lojtarët si Aurelien Tchouameni dhe Ferland Mendy.
13/01/2024 16:37-Real Madridit i kthehet ylli i madh për finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës
Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, do të jetë i gatshëm për finalen e Superkupës së Spanjës me Barcelonën më 14 janar.
Los Blancos përballen me rivalët e Barcelonës në El Clasico në Riad me Carlo Ancelottin që po vlerëson opsionet e tij për në finale.
Carvajal shënoi në fitoren gjysmëfinale 5-3 ndaj Atletico Madridit, por ai u përmend si një shqetësim dëmtimi në ditët më pas.
13/01/2024 16:35-Lamine Yamal mund të thyejë një rekord në finalen e Superkupës ndaj Real Madridit
Barcelona do të përballet me Real Madridin në Superkupën e Spanjës të dielën e 14 janarit, në atë që mund të jetë një tjetër natë historike për Lamine Yamal.
Blaugranasit e mposhtën Real Madridin me rezultat 3-1 në finalen e vitit të kaluar, teksa katalanasit siguruan trofeun e parë nën urdhrat e Xavit, para se eventualisht të fitojnë edhe titullin e La Liga-s.
13/01/2024 16:30-Xavi beson se Barcelona duhet të jetë besnike ndaj ADN-së së saj për të mposhtur Real Madridin në finale
Barcelona ka pasur disa muaj shumë të vështirë, por ka shenja që gjërat janë në rrugën e duhur. Paraqitjet nuk janë ende plotësisht bindëse, por ata tani kanë fituar katër ndeshje radhazi në të gjitha garat, një ecuri që ata shpresojnë ta vazhdojnë të dielën kur do të përballen me Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës.
Përpara ndeshjes, ka pasur sugjerime që Barcelona mund të përdorë sistemin e saj me katër mesfushorë për Superclasico, me Pedrin që tani është në gjendje të mirë.
Trajneri Xavi Hernandez refuzoi të merret me këtë çështje kur foli për mediat në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes të së dielës.
13/01/2024 16:26-Ancelotti e pranon se ka dhimbje koke për të përzgjedhur formacionin në El Clasico ndaj Barcelonës
Real Madridi po synon të marrë trofeun e parë të sezonit kur do të përballet me Barcelonën në Riad në finalen e Superkupës së Spanjës.
Sigurisht që Los Blancos do të ketë një dëshirë të madhe për të fituar garën, jo vetëm sepse po luajnë me rivalët e tyre të hidhur, por sepse humbën me ta në finalen e sezonit të kaluar.
Përpara ndeshjes El Clasico, Carlo Ancelotti foli për mediat në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
13/01/2024 16:15-Formacionet e mundshme, Real Madrid - Barcelona
Kështu mund të rreshtohen Real Madridi dhe Barcelona në ndeshjen e së dielës.
Carlo Ancelotti dhe Xavi kanë mungesa, por do të tentojnë të marrin maksimumin.
13/01/2024 16:13-Parashikim i ndeshjes dhe rezultatit
Real Madrid kryeson rekordin e përgjithshëm ballë për ballë mes dy skuadrave, me Los Blancos që kanë 104 fitore ndaj 100 të Barcelonës, ndërsa ka pasur gjithashtu 51 barazime në historinë e ndeshjeve në El Clasico .
Los Blancos kanë fituar dy ndeshjet e fundit mes skuadrave, duke përfshirë një fitore 2-1 në La Liga në fillim të këtij sezoni, ndërsa ata gjithashtu mundën Barcelonën 4-0 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Copa del Rey prillin e kaluar.
Fitorja e fundit e Barcelonës ndaj Real Madridit ishte një triumf 2-1 në La Liga marsin e kaluar, ndërsa ata mundën rivalët e tyre 3-1 në finalen e Superkupës së Spanjës të vitit të kaluar në Arabinë Saudite.
Los Blancos kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit në këtë garë kundër Barcelonës, por skuadra katalanase ka qenë fituese në katër nga shtatë takimet e fundit në të gjitha garat.
Duke shikuar formën e këtij sezonin parashikimi ynë është një fitore e Real Madridi me gola nga të dyja palët.
Parashikimi: Real Madrid - Barcelona 2-1
13/01/2024 16:05-Lajme rreth ekipeve, kush mungon dhe kush është gati?
Nuk është se të dy ekipet nuk kanë probleme të mëdha me dëmtimet, sidomos të disa nga lojtarët kyç.
Nacho Fernandez filloi në qendërmbrojtës pranë Antonio Rudiger dhe do të luajë edhe në finale.
Pavarësisht se Joselu ishte në mesin e golashënuesve, ai pritet të mbetet si zëvendësues.
Ferland Mendy kthehet nga lëndimi i tij dhe mund të paraqitet nga bankina.
Te Real Madridi sigurt do të mungojnë Davdid Alaba, Thibaut Courtois dhe Eder Militao.
Raphinha u largua në gjysmëfinale nga një dëmtim në kofshë dhe do të zëvendësohet nga golashënuesi më i ri në historinë e kësaj gare, Lamine Yamal.
Pedri kthehet nga lëndimi dhe duhet të futet direkt në 11-të.
Në anën tjetër te Barcelona ka lista është më e gjatë me mungesa si Marc Andre ter Stegen, Gavi, Marcos Alonso, Joao Cancelo, Inigo Martinez dhe Rafinha.
13/01/2024 15:49-Disa fakte rreth përballjeve, Real Madrid – Barcelona
-Real Madridi dhe Barcelona janë takuar 255 herë mes vete, ku Real Madridi ka 104 fitore, Barcelona ka 100 fitore dhe 51 ndeshje janë mbyllur baras.
- Barcelona do të shpresojë të rijetojë fitoren që e kishte një vit në parë në finalen e Superkupës së Spanjës, ku mposhti rivalët e saj në El Clasico me rezultat 3-1.
-Real Madridi shënoi pesë gola në gjysmëfinale kundër Atleticos, duke mposhtur rivalët e tyre vendas për herë të parë këtë sezon, dhe janë në formë të mirë këtë sezon.
-Pedri u paraqit për Blaugranat nga bankina në gjysmëfinalen e tyre kundër Osasunas dhe trajneri Xavi ka thënë për shtypin pas ndeshjes se mesfushori i tij ylli 'është gati' për finale.
-Në finale takohen dy skuadrat që e kanë fituar më shpesh këtë turne, me Barcelonën që ka 14 tituj, ndërsa Real Madridi ka 12 sosh.
-Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këto ndeshje, duke shënuar 26 herë, ndërsa ish-sulmuesit e Real Madridit, Alfredo Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo janë të dytit në listë me 18 secili.
















































