Një e treta e burrave në Gjermani mendojnë se dhuna ndaj grave është “e pranueshme”, ka thënë të dielën aktivistët e barazisë gjinore.
Sipas një sondazhi të ri, 33% e meshkujve të moshës 18-35 vjeç menduan se ishte “e pranueshme” nëse “u rrëshqiste dora” herë pas here gjatë një debati me partneren e tyre femër, shkruan Deutsche Welle, përcjell Telegrafi.
Po sipas sondazhit, 34% e të anketuarve pranuan se kishin qenë të dhunshëm ndaj grave.
Sondazhi mbarëkombëtar mori në pyetje 1,000 burra dhe 1,000 gra të moshës 18-35 vjeç dhe u porosit nga shoqata bamirëse për fëmijë Plan International Germany.
Gjetjet janë “tronditëse”, ka thënë Karsten Kassner nga Federal Forum Men, një grup gjerman që mbron barazinë gjinore.
“Është problematike që një e treta e burrave të anketuar e relativizojnë dhunën fizike ndaj grave. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht”, i tha ai grupit të gazetës Funke, e cila do të publikojë gjetjet e plota të hënën.
Ndryshe, vë në pah DW, më shumë se 115,000 gra në Gjermani ishin viktima të dhunës nga partneri në vitin 2021, sipas të dhënave të policisë federale.
Kjo është e barabartë me 13 gra çdo orë. Në të njëjtin vit, 301 gra u vranë nga partneri aktual ose ish-partneri i tyre.
Sondazhi shqyrtoi gjithashtu perceptime të tjera të gjinisë dhe seksualitetit midis burrave dhe grave gjermane.
Ai zbuloi se 48% e të anketuarve shprehën gjithashtu një mospëlqim ndaj shfaqjeve publike të homoseksualizmit, duke thënë se ndiheshin të “shqetësuar” prej tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga ‘sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës’

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare