Leonidha Mërtiri
Teksa deri dje maqedonasit mbështesnin integrimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian dhe në NATO, referendumi i së dielës së kaluar tregoi ndryshe, përderisa 36 për qind e votuesve apo 580 mijë nga 1.8 milionë që ishte numri i votuesve, morën pjesë në të për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut. Një zhgënjim për liderët e të dy vendeve, Maqedonisë dhe Greqisë, sidomos për vetë kryeministrin Zoran Zaev, më entuziastin e para referendumit, por edhe për përkrahësit e tij, për ata maqedonas dhe ata shqiptarë, të cilët votuan që vendit të tyre të mos i bllokohej rruga evropiane. Investimi gjithashtu i ndërkombëtarëve, përmes edhe ecejakeve në Shkup të Kancelares Gjermane, Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, kreut të Politikës së Jashtme të BE-së etj., mbante të njëjtin emërues: mbështetjen e Maqedonisë, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të vendit. Tani, ata, mendojmë se duhet të mbajnë dhe mësimin serioz të dështimit.
Disa media dhe zyrtarë të njohur e parashihnin këtë pjesëmarrje. Kjo lidhej, së pari, me qëndrimet e opozitës, të prirë nga partia kryesore VMRODPMNE e ish-kryetarit Nikolla Gruevski, e cila e etiketonte Marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, të dëmshme dhe të papranueshme për të. Dhe, së dyti, me ndikimin e Rusisë për bojkot të referendumit, për shkak të interesave ruse. Kjo e fundit, sikurse dihet, nuk është e interesuar për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe përpiqet nga ana e saj t’u bëjë bisht akuzave në këtë drejtim. Ndërkohë, loja e ping-pongut bëhet më aktive. Kryediplomati rus, Sergej Lavrov, gjykon fajtore vendet perëndimore për këmbënguljen në votimin e Marrëveshjes së Prespës, duke e parë si “përzierje në çështjet e brendshme të Maqedonisë”. Këtë ai e përsëriti dhe këto ditë në konferencën e shtypit me gazetarët, menjëherë pas fjalimit të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kritikuar liderët evropianë dhe amerikanë.
Dhe kur bëhet kjo? Kur madje, edhe vetë Greqia dhe Maqedonia kanë kritikuar përzierjen e Moskës në problemet e tyre. Moskës i vjen për shtat një lojë e tillë. Anëtarësimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike, duket, i ngushton frymëmarrjen Rusisë në rajonin tonë, në sferat e vjetra të influencës- sipas mentalitetit të saj. Në këtë linjë kanë qenë dhe presionet e diversionet e herëpashershme, sikurse ka ndodhur dhe me Malin e Zi, në prag të anëtarësimit të tij në NATO. Meqë po flasim për Maqedoninë, çuditërisht dhe në fushën ekonomike, ku interesat ekonomike mund të ndikonin dhe më tej, bashkëpunimi i saj me fqinjin tonë lindor është i papërfillshëm. Sepse, në të kundërt, kjo do ta obligonte këtë të fundit, përballë marrëdhënieve ekonomike dhe politike me Bashkimin Evropian. Kjo ndërhyrje apo kjo epidemi penetrimi rus, me synime të qarta, nuk është e vetmja. Ajo është vërejtur dhe gjetkë, në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një strategjie globale të saj. Dhe, sikurse kemi parë, e tërë kjo, realisht nuk ka qenë pa rezultate.
Por, si do të shkojë më tej situata te fqinji ynë? A do të jetë tashmë dakord Parlamenti për ndryshimet kushtetuese, për ta votuar Marrëveshjen me Greqinë? Për këtë kërkohen dy të tretat e votave. Aktualisht, është e vështirë të arrihet, përderisa opozita me VMRO-DPMNE-në, dështimin e referendumit e shikon dhe si triumf të saj. Një kokëfortësi e mëtejshme dhe gjatë këtyre ditëve, për t’i vënë strikëmbësh pranimit në BE dhe në NATO, vetëm për t’u kthyer në pushtet, mund t’i bëjë të pashmangshme zgjedhjet e reja. Ato i favorizon dhe qëndrimi i habitshëm i presidentit Gjorge Ivanov. Në vend që të ngrihet mbi interesat partiake të partisë së tij, VMRO-DPMNE, atë e entuziazmon dështimi i referendumit, duke u dhënë dorë kritikave ndaj ndërkombëtarëve, të cilët, sipas tij, “nuk mund të imponojnë zgjidhje në kundërshtim me vullnetin sovran të popullit”. Pra, një arsye tjetër kjo, që nacionalizmi dhe ithtarët e tij të marrin krahë dhe Marrëveshja Greqi-Maqedoni të vihet në pikëpyetje. Me sa duket, kur është fjala për t’u pozicionuar për apo kundër Perëndimit, krijohet përshtypja se ky krah anon nga ky i fundit, duke ia gërryer fytyrën Maqedonisë.
Në këtë mënyrë, nëse shumica parlamentare nuk do të ketë edhe votat e një pjese të opozitës, meqë ajo sot numëron 72 deputetë nga 120, vështirë të arrihen objektivat që përmendëm, pavarësisht përpjekjeve të deritanishme të pozitës vendëse dhe të ndërkombëtarëve, që Maqedonia të jetë përkrah vendeve të tjera në NATO dhe në BE. Kalimi në zgjedhje të reja, sikurse nënvizohet dhe në intervistën e ditëve të fundit tek austriakja “Kurir”, të Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, do të jetë stërzgjatje e rrugës drejt fillimit të negociatave për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, e planifikuar në verën e ardhshme.
Pra, e nesërmja e Maqedonisë vazhdon të jetë e pasigurt, pasiguri që nuk ka si të mos reflektohet dhe në rajonin tonë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-28-780x439.jpg)
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër