I ashtuquajturi stil skandinav është modern, përkatësisht divanet me këmbë druri dhe forma të pastra

Nëse këtë vjeshtë keni dëshiruar që shtëpisë suaj t’i dhuroni dukje të re, ndërkaq të mos bëni investim të madh, mënyra më e thjeshtë që banesën ta pasuroni me divan të ri në njërën ndër ngjyrat e cila do t’jua përmirësojë humorin gjatë ditëve të zymta, transmeton Telegrafi.


Në trend është minimalizmi, që do të thotë se hapësira përreth divanit nuk bën të jetë e ngarkuar me kolltukë apo me tavolina të mëdha.

11e

Rrethojeni me ndonjë taburet apo me ndonjë llambë, në vend të atyre tavolinave të mëdha, orientohuni për më shumë tavolina të vogla për kafe, qoftë me këmbë druri, konstruksion metalik apo, nëse e dëshironi formën rurale, mund të shërbejë trungu i papërpunuar.

Jastëkët shumëngjyrësh preferohen, mirëpo nuk do të gaboni nëse divani juaj mbetet pa ta, me kushtin që të keni ngjyra mbresëlënëse – të verdhë, tirkiz, të kuqe, rozë.

Kur është fjala për ngjyrat e errëta, këtë vjeshtë mbretëron e hirta (madje edhe muret me shkëlqim argjendi), ndërsa me ngjyrën kafe tërësisht do të respektoni stilin skandinav. /Telegrafi/

2jhzj

diy fall decor

Fall decor color schemes decorating tips 2

colourful living room revamp

Debenhams Hero Home Decor Trends

fk 2

getimage

NxiKYmFrjoDzGGScf2h2iY