LAJMI I FUNDIT:

Një ditë pas protestës, Rruga e Kombit kalohet pa pagesë

Një ditë pas protestës, Rruga e Kombit kalohet pa pagesë

Këtë të diel, kalimi në pikën e koncesionarit në Rrugën e Kombit kryhet normalisht dhe pa pagesë, ndryshe nga një ditë më parë kur qarkullimi u paralizua për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë.

Ndërtesa e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit i ngjason një godine të bombarduar.

Pranë sporteleve të shkrumbuara nga zjarri qëndron vetëm një patrullë e Policisë Rrugore, ndonëse për shkak të motit të rënduar me reshje të dendura shiu nuk ka ndonjë fluks të shtuar të lëvizjes së automjeteve në rrugë.


Gjithashtu, deri mesditën e së dielës nuk kishte nisur asnjë punë për të riparuar dëmet.

Gjithçka ishte lënë ashtu siç mbeti pasi protestuesit e pushtuan.

Një ditë më parë, në këtë vend ndodhi një përleshje e ashpër e protestuesve me policinë. Pas tërheqjes së uniformave blu, protestuesit shkatërruan impiantin dhe i vunë edhe zjarrin.

Mëngjesin e kësaj të diele nuk ka më protestues dhe forca polici, por as punonjës të kompanisë koncesionare.

Kalimi pa pagesë i automjeteve kryhet në vetëm dy sportele, pasi në dy të tjerat qarkullimi pengohet nga mbetjet në rrugë.

Xhama, copa metali dhe kioskat e shkatërruara janë ende në rrugë dhe pengojnë mjetet.

Qytetarët e Kukësit, që protestuan ditën e shtunë, gjatë negociatave me policinë paralajmëruan se, nëse trarët e pagesës do të ngrihen sërish, ata do të kthehen për t’i shkatërruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori