Një diabetik nga SHBA nuk është më i varur nga insulina pas terapisë me qeliza amë

Trupi i tij kontrollon vetë sheqerin, duke e bërë të sëmurin e parë që mund të shërohet nga sëmundja
Jeta e Brian Sheltonit është kontrolluar nga diabeti i tipit 1, megjithatë, pasi iu nënshtrua një trajtimi testues me një infuzion të qelizave amë – trupi i tij ishte në gjendje të kontrollonte vetë sheqerin, duke e bërë atë të konsiderohej i pari që u shërua nga kjo sëmundje.
Nëse sheqeri i tij në gjak do të binte ndjeshëm, ai do të humbiste vetëdijen përnjëherë, shkruan “New York Times”.
Ai u përplas me motoçikletë në mur, i ra të fikët në oborrin e klientit teksa dorëzonte postën dhe pas atyre episodeve, eprori i tha të dilte në pension, pas një çerek shekulli punë në shërbimin postar.
Ai ishte 57 vjeç. Ish-gruaja e tij, Cindy Shelton, e mori në shtëpinë e saj, sepse kishte frikë ta linte vetëm gjatë gjithë ditës.
Në fillim të këtij viti, ajo vuri re një ftesë për njerëzit me diabet të tipit 1 për të marrë pjesë në një provë klinike të Vertex Pharmaceuticals.
Kompania testoi një trajtim të zhvilluar për dekada nga një shkencëtar i cili u betua të gjente një kurë pasi djali i tij, dhe më pas vajza e tij adoleshente, morën një sëmundje shkatërruese.
Shelton ishte pacienti i parë që mori një infuzion nga qelizat staminale më 29 qershor. Tani, pas trajtimit, trupi i tij kontrollon automatikisht nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak.
Shelton, tani 64 vjeç, mund të jetë personi i parë që do të shërohet nga sëmundja me një trajtim të ri që ekspertët shpresojnë se do të ndihmojë miliona njerëz që vuajnë nga diabeti i tipit 1.
“Është një jetë krejtësisht e re,” i tha Shelton Times, “Është si një mrekulli.”
Ekspertët e diabetit mbetën të habitur, por bënë thirrje për kujdes pasi prova e trajtimit vazhdon dhe do të zgjasë pesë vjet dhe përfshin 17 njerëz me raste të rënda të diabetit të tipit 1.
Trajtimi nuk synon të trajtojë diabetin më të zakonshëm të tipit 2.
Tre dekada kërkime
“Ne kemi pritur që diçka e tillë të ndodhë për fjalë për fjalë për dekada,” tha Dr. Irl Hirsch, një ekspert diabeti nga Universiteti i Washingtonit i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.
Gjithçka filloi me një kërkim 30-vjeçar nga biologu i Universitetit të Harvardit, Doug Melton, i cili nuk mendoi shumë për diabetin deri në vitin 1991, kur djali i tij gjashtë muajsh Sam u diagnostikua me të.
Ndryshe nga diabeti më i zakonshëm dhe më i butë i tipit 2, tipi 1 është mëjt fatal nëse pacientët nuk marrin injeksione insuline dhe nuk përmirësohen me kalimin e kohës.
Pacientët janë në rrezik të verbërimit – diabeti është shkaku kryesor i verbërisë në këtë vend.
Është gjithashtu një shkaktar kryesor i dështimit të veshkave.
Njerëzit me diabet të tipit 1 janë në rrezik të amputojnë këmbët dhe të vdesin gjatë natës, sepse sheqeri i tyre në gjak bie gjatë gjumit.
Barra e sëmundjes është edhe çmimi i lartë i insulinës, çmimi i së cilës po rritet çdo vit.
I vetmi medikament që ka funksionuar ndonjëherë është transplantimi i pankreasit ose transplantimi i grupeve të qelizave pankreatike që prodhojnë insulinë.
Por mungesa e organeve e bën të pamundur një qasje të tillë për shumicën dërrmuese të të sëmurëve.
Melton studioi zhvillimin e bretkosave, por la punën, i vendosur për të gjetur një kurë për diabetin për të shpëtuar djalin e tij dhe më pas vajzën e tij, e cila mori të njëjtën diagnozë.
Ai shpëtimin gjeti te qelizat staminale embrionale, të cilat kanë potencialin të bëhen çdo qelizë në trup.
Synimi i tij ishte t’i kthente ato në qeliza për trajtimin e pacientëve, gjë që përfundimisht ia doli.
Gjatë 20 viteve kërkime, Melton vlerëson se projekti ka kushtuar rreth 50 milionë dollarë, dhe sipas rezultateve të Brian Shelton, duket se mundi ka dhënë rezultat, megjithatë kanë mbetur edhe 5 vite kërkime që do të japin verdiktin përfundimtar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?