Site icon Telegrafi

Një burrë në Skoci gjobitet për parkim jashtë shtëpisë, në të njëjtin vend që ka përdorur për 22 vjet

Një burrë u habit kur mori një biletë parkimi si dënim për lënien e makinës së tij në një vend ku e kishte lënë për 22 vitet e fundit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mark Shrimpton, 62 vjeç, la automjetin e tij jashtë shtëpisë së tij, pranë Mouswald, Skoci, ndërsa merrte qenin e tij për një shëtitje në orën 7 të mëngjesit.

Kur u kthye, ai zbuloi se ishte gjobitur për shkak se ishte “parkuar në një rrugë të pandriçuar pa drita gjatë orëve të errësirës”.

Ai tani po refuzon të paguajë, duke u thënë zyrtarëve “Unë kam parkuar gjithmonë atje” – por ka frikë se mund të përballet me gjobën e parkimit “çdo ditë për pjesën tjetër të jetës sime”.

“Policia kalon në shtëpinë time të paktën dy herë në ditë gjatë kthimit nga kontrollet e shpejtësisë në autostradë dhe kjo është hera e parë që kam marrë një gjobë të tillë”. /Telegrafi/

Exit mobile version