Ministria e Administratës Publike (MAP) ka përgatitur Projektligjin për Administratën Shtetërore si një ndër shtyllat e domosdoshme për organizimin dhe funksionimin e institucioneve dhe agjencive të pavarura të themeluara nga Kuvendi.
Në njoftimin për media thuhet se deri më sot, ligji ka qenë i mangët dhe i paqartë për organizimin e administratës publike: që nga themelimi, organizimi, llogaridhënia, qeverisja e deri te mbikëqyrja.
“Këto mungesa kanë qenë të dalluara edhe në sistemin ministror si dhe tek organet që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për publikun, si shëndetësia, arsimi, kultura, etj. Projektligji i ri për Administratën Shtetërore përcakton rregulla të qarta për gjithë sistemin ministror. Ai rregullon edhe strukturat e brendshme të administratës shtetërore, nivelet, organogramin, raporti i strukturave të brendshme, si dhe kompetencën për miratimin e organizimit të brendshëm”, thuhet në njoftim.
Një tjetër fushë e parregulluar mirë deri më tani, e që projektligji i ri synon të organizojë, janë agjencitë e pavarura që i raportojnë Kuvendit. Ato janë themeluar pa kritere të qarta, ndërsa funksionimi i tyre ka qenë jo i standardizuar.
Tani, agjencitë do të shërbehen me projektligjin e ri si udhëzues që përcakton kriteret për themelim, menaxhim dhe llogaridhënie. Gjithashtu, do të paracaktohen funksionet për të cilat mund apo nuk mund të krijohen agjencitë e pavarura.
Projektligji i ri vendos rregulla për tranzicionin të cilat e obligojnë Qeverinë e Kosovës që brenda tri viteve të bëjë një rishikim funksional të të gjitha organeve qendrore dhe të pavarura me opsione të qarta për racionalizimin e tyre.
“Ky projektligj është pjesë e pakos ligjore të përgatitur nga MAP për të vendosur shtyllat për organizimin dhe funksionimit e shtetit. Ato vendosin rregull dhe sistem për shtetin që nënkupton: përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarit, rritje të besimit të publikut tek shteti, si dhe ngritjen e kapacitetit të administratë publike për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të integrimit të shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025