Mbrëmë (e shtunë) tre prej vajzave të shtëpisë së Big Brother VIP Albania kanë vendosur që t'i bëjnë një rreng Ronaldos.

Me këtë veprim, Deamishel, Jori dhe Keisi e kanë nervozuar gazetarin, i cili "fajin" e kësaj ndodhie ia ka hedhur edhe dikujt tjetër.


Bëhet fjalë për Nitën, së cilës ai në një moment i hodhi miell mbi kokën e saj.

Ai shkoi në shtratin e Nitës dhe duke e prekur te krahu, i tha “Fli shpirt merr energji për nesër”.

Ndonëse Nita i kërkoi disa herë që të mos e prekte, Ronaldo nuk ia vuri veshin dhe e bëri. Nita u ngrit me nerva nga krevati dhe debatoi me Ronaldon jashtë në oborr.

Ajo i tha atij se nuk është askushi që ta prekë atë pa miratimin e saj dhe i tha mos të guxoi ta përsërisë më, aq më tepër kur ishte në gjumë. /Telegrafi/