NISMA për Kosovën – Drenas, përmes një kumtese thotë se PDK-ja po bën presion në forma të ndryshme mbi qytetarët, vëzhgues të partive tjera, dhe komisionerët e partive tjera.
“Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Sala Berisha Shala, është duke qendruar në shkollën fillore ‘Jusuf Gërvalla’ në Negroc, dhe është duke bërë presion mbi qytetarët për ta votuar kandidatin e PDKsë. Në lidhje me këtë rast tashmë është njoftuar edhe prokuroria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Nismës.
“Po ashtu, sipas informacioneve që kemi nga vëzhguesit tanë nëpër qendra të votimeve, edhe Naim Bazaj ka hyrë në shkollën fillore ‘Ali Gashi’ në Çikatovë të Re, i cili nuk ka asnjë të drejtë për të hyrë në këtë qender votimi, mëqe emri i tij figuron në listën e kandidatëve për kryetar komune”.
“Gjithashtu, sipas disa informacioneve që na kanë ardhur, dyshohet se Selman Ibriqi, zyrtar i PDK-së, në Komoran është duke shpërndarë mjete financiare në këmbim të votës për kandidatin e tyre”, thuhet në reagimin e Nismës.
Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, reagon edhe në lidhje me rastin që, sipas tyre, është duke ndodhur në Llapushnik, saktësisht në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.
“Një vëzhgues i PDK-së, është duke dalur jashtë objektit të qendres së votimit, dhe po bashkëbisedon me qytetarët që janë duke pritur për të votuar. Sipas informacioneve që na vijnë nga tereni, bëhet fjalë për vëzhguesin e PDK-së, Hamit Thaqi”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare