LAJMI I FUNDIT:

Nisma Socialdemokrate nuk e përkrah mocionin për rrëzim e qeverisë Hoti

Nisma Socialdemokrate nuk e përkrah mocionin për rrëzim e qeverisë Hoti

Për mocionin e ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzim të qeverisë Hoti, nuk ka vota për të dhënë Nisma Socialdemokrate e cila është pjesë e këtij koalicioni qeverisës.

Kështu ka deklaruar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë të inicioj mocion për rrëzim të qeverisë.

Vetëvendosje sot nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti
Lexo po ashtu Vetëvendosje sot nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti

“Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë me nis një mocion, është e drejtë e tyre me nis mocion. Nisma Socialdemokrate është pjesë e këtij koalicioni qeverisës dhe nuk e përkrah një mocion të tillë të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai për KosovaPress.


Nga sot Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzim të koalicionit qeverisur në krye me Avdullah Hotin. Për këtë mocion mosbesimit në PDK thonë se ende nuk kanë qëndrim.

Ndryshe, përkundër përçarjeve të fundit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kjo e fundit e cila është pjesë e këtij koalicioni qeverisës nuk pritet ta përkrahë mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti.

AAK nuk e përkrah mocionin e LVV-së për rrëzimin e qeverisë
Lexo po ashtu AAK nuk e përkrah mocionin e LVV-së për rrëzimin e qeverisë

Madje në këtë parti nuk besojnë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë votat për rrëzim të qeverisë aktuale.

​PDK ende pa qëndrim rreth rrëzimit të Qeverisë Hoti
Lexo po ashtu ​PDK ende pa qëndrim rreth rrëzimit të Qeverisë Hoti

E në Partinë Demokratike të Kosovës ende nuk kanë qëndrim se a do ta përkrahin këtë mocion apo jo.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori