Dega e Nismës në Malishevë ka shprehur pakënaqësinë e saj me trajtimin që po i bën qeveria e vendit kësaj komune pavarësisht se është komuna më e prekur nga COVID-19 në Kosovë.
Në një konferencë për media, Vesel Krasniqi, në emër të degës ka thënë se kjo komunë është harruar në tërësi nga qeveria në largim.
Ai ka thënë se është e çuditshme se si kryeministri gjen kohë të vizitoj mediumin publik dhe komuna tjera ku ai ka elektorat, ndërsa nuk e viziton këtë komunë për t’i ofruar përkrahje.
Krasniqi ka thënë se as edhe një telefonatë të vetme nuk e ka bërë Kurti në drejtim të kryetarit të kësaj komune dhe këtë injorim ai ka thënë se po e bën qëllimisht.
“Kryeministri e ka futur komunën tonë që një muaj në karantinë, pa i dhënë asnjë ndihmë. Deri sot nuk kemi pas asnjë vizitë as nga ministri dhe zv-ministri përkatës e as nga kryeministri. Në situata si kjo krizë komuna që është në gjendje të rëndë vizitohet dhe mbështetet, por në vend të kësaj ai viziton komunat e mëdha dhe RTK-në, por jo Malishevën”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.
Me këto veprime ai po tregon se për Kurtin Malisheva nuk paraqet interes dhe as nuk dëshiron ta vizitojë.
Më tutje ai ka shtuar se Malisheva dhe Llapusha ia kanë dalë edhe në rrethana më të vështira dhe do t’ia dalin edhe tash.
Ai ka bërë thirrje për më shumë furnizime me masa mbrojtëse për stafin e qendrës së mjekësisë familjare dhe qytetarët e kësaj komune, duke kërkuar që të rritet numri i testimeve në këtë komunë.
Po ashtu, në fund ai ka përmendur edhe diskriminimin që i ka bërë kjo qeveri Malishevës në projektbuxhetin për vitin 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit