LAJMI I FUNDIT:

Nisma mblidhet para seancës, të sigurt se qeveria do të rrëzohet (Foto)

Nisma mblidhet para seancës, të sigurt se qeveria do të rrëzohet (Foto)

Kur pritet që në çdo moment të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin e mocionit ndaj qeverisë, deputetë të Nisma për Kosovën janë takuar në zyrën e grupit parlamentar të kësaj partie.

Valdete Bajrami, Enver Hoti, Zafir Berisha, Haxhi Shala, Shkurije Bytyqi dhe kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj janë parë në disponim, duke marrë parasysh fytyrat e tyre që shihen edhe në fotografinë e publikuar në Facebook, transmeton Telegrafi.

“#NISMApërKosovën #Nembajmëfjalën Qeveria shkoj te shpija!!”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.


Ndryshe Kryesia e PDK-së pak minuta më parë ka përfunduar mbledhjen e saj ku ka vendosur që përgjegjësinë për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa ta bart te deputetët.

Por, burime të Telegrafit bëjnë me dije se deputetët e PDK-së do të votojnë pro rrëzimit të Qeverisë./Telegrafi/