George Soros në fillim të viteve 2000-ta kishte propozuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në nismën “Doganat e Hapura”.
Soros me anë të një shkrimi në Project Syndicate, kishte theksuar se Bashkimi Evropian duhet të përdorë perspektivën e integrimit evropian si mënyrë për të promovuar integrimin rajonal.
“BE-ja mund të veprojë si një magnet për ta afruar rajonin duke e afruar rajonin në tërësi me Evropën. Kjo ide ka një tërheqje të madhe për njerëzit në rajon, por vetëm BE-ja mund ta realizojë atë. Pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, liderët evropianë e bënë këtë qasje gur themel të vizionit të tyre për Ballkanin. I përfshirë në Paktin e Stabilitetit të nënshkruar në Samitin e Sarajevës në korrik 1999”, theksonte Soros, përcjell Telegrafi.
Ai kishte thënë se BE-ja duhet të propozoj planin trepikësh për Ballkanin, i cili përfshinë një bashkim doganor, një Tatim mbi Vlerën e Shtuar rajonal dhe një mbështetje e përkohshme buxhetore.
“Një bashkim doganor me qasje preferenciale në tregjet e BE-së brenda një viti. Bashkimi doganor ekzistues BE-Turqi duhet të përdoret si model. Pasi të gjitha këto vende të arrijnë marrëveshje me BE-në, automatikisht do të ketë tregti të lirë në të gjithë Ballkanin. Kjo do të marrë pak kohë për t’u zbatuar. Por që në fillim, BE-ja duhet të japë një sinjal duke hapur në mënyrë të njëanshme kufirin e saj për importet nga rajoni. Kjo nuk mund të rrezikojë asnjë interes të BE-së pasi vendet në fjalë tani kanë shumë më pak se 1 për qind të tregut të BE-së”, thuhet në njërën nga pikat e propozuara.
Soros për këtë nismë e kishte përmendur edhe Kosovën si vend pjesëmarrës.
“Zona e përfshirë në këtë plan do të kishte Bullgarinë, Kroacinë, Shqipërinë si dhe Serbinë, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën. Pjesëmarrja e Rumanisë dhe Moldavisë është opsionale. Bullgaria dhe Kroacia mund të binden të marrin pjesë me kusht që të mos ndërhyjnë në kandidaturën e tyre për anëtarësim në BE. Në varësi të vendit, mund të ketë pak a shumë mbështetje buxhetore”, kishte thënë Soros, përcjell Telegrafi.
A ka ngjashmëri me ‘Open Balkanin’?
Nisma “Open Balkan” (Ballkani i Hapur) është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pas mbajtjes së dy takimeve, njëra në Ohër më 11 nëntor 2019 dhe tjetra më 12 dhjetor 2019 në Durrës, këto vende deklaruan se do të formojnë një treg të unifikuar prej 12 milionë banorësh deri në fund të vitit 2020. Në samitin e Ohrit, presidenti i Serbisë, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u pajtuan për krijimin e një zone ekonomike, e cila do të “përmirësonte më tej marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe do të forconte lidhjet kulturore midis kombeve”.
Emri i mëparshëm i referohej si Mini-Shengen, një zonë e përbashkët udhëtimi që përfshin 26 vende evropiane, por jo vendet e lartpërmendura të Ballkanit.
Sipas përshkrimit, synimet e “Open Balkan” janë të ofrojë mundësi më të mëdha për tregti, shkëmbime studentore dhe të inkurajojë integrimin në BE në shtetet anëtare.
Më 29 korrik 2021, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev morën pjesë në forumin për bashkëpunim ekonomik rajonal në Shkup, ku nënshkruan marrëveshje për lëvizjen e mallrave, qasjen në tregun e punës dhe bashkëpunimin në mbrojtje nga fatkeqësitë. Është pajtuar për pranimin e ndërsjellë të diplomave dhe kualifikimeve të punës, duke i bërë të gjitha forcat e punës më fleksibile dhe të disponueshme dhe duke tërhequr kështu më shumë investime.
Në këtë nismë, deri më tani nuk është e përfshirë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova