LAJMI I FUNDIT:

NISMA: Cilat janë pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin?

NISMA: Cilat janë pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin?

NISMA Socialdemokrate e ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje, se cilat janë pazarllëqet e saj që po bën me Nenad Rashiqin?

Përmes një komunikate, NISMA thotë se ajo që ishte e pakuptueshme në qëndrimet e LVV-së kishte të bënte me përdorimin e termit “pazarllëqe” në këtë kontekst.

“Refuzimi i kutive me fletëvotime të falsifikuar ishte dëshmi e qartë se askush nuk kishte pranuar të hynte në “pazarllëqe” me Serbinë dhe dorën e zgjatur të saj, Listën Serbe. Por, të gjitha dilemat rreth pazarllëqeve i hoqi lideri i koalicionit ‘Slloboda’, Nenad Rashiq. I njëjti Nenad Rashiq ishte kategorikisht kundër pakove me fletëvotime të falsifikuara. Këtë qëndrim ai e mbrojti në emisionin PRESSING në T7, të datë 8 nëntor 2019 kur tha: Votat e serbëve grumbullohen në Nish dhe bëhen fletëvotime false!”, thotë Nisma.


Komunikata e plotë e Nismës:

Cilat janë pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin?

Logjika e drejtimit të gishtit ndaj rivalëve politik për veprime që i bën vet, e sintetizuar në sintagmën e njohur “T’i them sa nuk më ka thënë”, doli në shesh edhe në lojën që kurdisi Serbia me pakot e mbushura me fletëvotime të falsifikuara.

Përveç Listës Serbe, të gjitha forcat politike garuese që u prononcuan rreth këtyre “pakove-peshqesh” të ardhura nga Qeveria e Serbisë ishin kategorike që të mos pranohen dhe të konsiderohen të tilla siç janë: të paligjshme. Duke e argumentuar në mënyrë bindëse, PZAP-ja solli vendim dhe i shpalli të paligjshme.

Duke parë përfitimin që mund të nxirrnin nga “peshqeshi” i Aleksandër Vuçiqit, LVV-ja u tërhoq nga qëndrimet e mëparshme, të shprehura nëpërmjet komunikatës së 13 tetorit 2019 dhe përfaqësuesve të saj në mbledhjen e KQZ-së, të datës 13 tetor 2019, dhe fletëvotimet e falsifikuara dhe të paligjshme kërkon të shpallen si të ligjshme!

Edhe më keq se kaq: vendimin e PZAP-së LVV-ja e quan si rezultat të pazarllëqeve dhe kërkon nga Gjykata Supreme që të legjitimojë trafikimin e procesit zgjedhor që u përpoq të bënte Qeveria e Serbisë!

Turpi nuk ka brirë! Në rastin konkret turpi ka marrë formën e përpjekjes për t’ua mohuar të drejtën e përfaqësimit 42 mijë qytetarëve të Kosovës, për interesa të Serbisë dhe atyre që mendojnë se kjo strategji e shtetit serb çon ujë në mullirin e tyre!

Ajo që ishte e pakuptueshme në qëndrimet e LVV-së kishte të bënte me përdorimin e termit “pazarllëqe” në këtë kontekst. Refuzimi i kutive me fletëvotime të falsifikuar ishte dëshmi e qartë se askush nuk kishte pranuar të hynte në “pazarllëqe” me Serbinë dhe dorën e zgjatur të saj, Listën Serbe.

Por, të gjitha dilemat rreth pazarllëqeve i hoqi lideri i koalicionit “Slloboda”, Nenad Rashiq. I njëjti Nenad Rashiq ishte kategorikisht kundër pakove me fletëvotime të falsifikuara. Këtë qëndrim ai e mbrojti në emisionin PRESSING në T7, të datë 8 nëntor 2019 kur tha: “Votat e serbëve grumbullohen në Nish dhe bëhen fletëvotime false”!

Kërkesa e një koalicioni politik të serbëve të Kosovës që të mos pranoheshin fletëvotimet e falsifikuara ishte plotësisht e drejtë. Ajo që në shikim të parë nuk kuptohet sot është ndryshimi i qëndrimit të Nenad Rashiqit dhe ankesa e tij drejtuar Gjykatës Supreme që të konsiderohen të ligjshme fletëvotimet e falsifikuara ku koalicioni “Slloboda” nuk ka asnjë votë të vetme, sepse mbushja 100% e këtyre fletëvotimeve fals janë për Listën Serbe!!!

Ky paradoks nxjerr në shesh pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin. Cilat janë pazarllëqet e tyre nga takimet që kanë pasur do të tregojë koha. Por as Serbia, as Lista Serbe, as Nenad Rashiqi e as LVV-ja dhe as pazarllëqet e tyre nuk do të mund të shkelin mbi ligjet e Kosovës dhe nuk do të mundin ta nëpërkëmbin vullnetin politik të mbi 42 mijë qytetarëve të Kosovës!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori