LAJMI I FUNDIT:

Nisin vizitat shëndetësore për nxënësit e shkollave të Prishtinës

Nisin vizitat shëndetësore për nxënësit e shkollave të Prishtinës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka filluar vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta.

Sejdiu përmes një statusi në Facebook, thotë se “në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës dhe me ndihmën e Drejtorisë Komunale të Arsimit këto vizita organizohen për të katërtin vit me radhë dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në këto paralele”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Sejdiut:


“Nisin vizitat sistematike – arrihet përfshirja e të gjithë nxënësve të klasave I-IX

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës dhe me ndihmën e Drejtorisë Komunale të Arsimit ka filluar vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta.

Këto vizita organizohen për të katërtin vit me radhë dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në këto paralele, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor.

Ky vit është shumë i rëndësishëm, pasi plotëson ciklin prej katër viteve, me ç’rast tanimë janë përfshirë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri te klasa e nëntë.

Lusim të gjithë prindërit e fëmijëve në këto paralele, për bashkëpunim dhe koordinim të plotë me stafin shëndetësor si dhe me mësuesit dhe kujdestarët e klasave përkatëse” (sic.), ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori