Brenda në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë nisur homazhet për këngëtarin tashmë të ndjerë, Ismet Bogujevcin.

Nga ora 11:30 deri në 14:00 do të jetë e hapur ceremonia zyrtare e homazheve që mund të bëhen nga delegacionet shtetërore dhe për komunitetin.


Të pranishmit ndërkohë janë duke u mirëpritur nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët, të cilët shfaqen shumë të pikëlluar për humbjen e familjarit të tyre.

186198517 161121662684308 5319169739861320922 n Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi/

Deri tani siç po shihet në pamjet një numër i konsiderueshëm kanë bërë homazhe, që të njëjtën pritet ta bëjnë edhe krerët e shtetit.

Figura e çmuar e kulturës kosovare ndërroi jetë ditën e djeshme (e enjte).

185762201 2877251595874062 1123981584337113000 n Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi/

Ismeti ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare.

“Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura. /Telegrafi/

186430283 514616992896600 4254498425025144570 n Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi/

186250523 4046378828761205 133399681816332089 n Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi