LAJMI I FUNDIT:

Nishani mban fjalimin e fundit: Largohem nga Presidenca kryelartë (Video)

Nishani mban fjalimin e fundit: Largohem nga Presidenca kryelartë (Video)

Bujar Nishani i është drejtuar për herë të fundit qytetarëve në cilësinë e Presidentit të Republikës. 

Duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto 5 vite, Nishani u ndal tek rezultatet e arritura, por duke nënvizuar se ka ende shumë punë për të bërë.

“Nëse, siç është e natyrshme, më pyesni se si ndihem në këtë moment largimi, kam këtë përgjigje: Si pas çdo pune, i kënaqur. Si pas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos kryelartë për faktin se gjatë gjithë kësaj kohe kam ndierë dhe përballuar përgjegjësinë e rëndë të kryerjes së detyrës së besuar pa neglizhuar asnjë vështirësi, pa u epur përpara asnjë sulmi, pa u lëkundur para asnjë iniciative, pa u penduar para asnjë vendimi. Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Por përsosmëria nuk ka fund. Nuk është mirë të jemi pesimistë. Shqipëria është vendi i pritshmërive të mundshme dhe i aspiratave të realizueshme, për më tepër ekonomi, më tepër të drejta, më tepër liri. Nder i madh për mua që i vlejta popullit tim. Faleminderit që më dhatë rastin t’ju shërbej!”, u shpreh Nishani, raporton TCH.


Bujar Nishani do t’i lërë stafetën Ilir Metës, i cili të hënën pas ceremonisë së betimit që do të zhvillohet në orën 18:00 në Parlament, do t’i drejtohet Presidencës, ku do të marrë dhe zyrtarisht detyren e Presidentit të Republikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori