E plotësur: Pas presidentes Osmani, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim zëvendës ndihmës sekretarin për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar.

Ky takim po zhvillohet brenda hapësirave të Qeverisë së Kosovës.


***

Presidentja Osmani pret në takim Escobar

Në Presidencën e Kosovës, tashmë ka nisur takimi në mes presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Pas këtij takimi, Gabriel Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti duke filluar në orën 16:30.

Kujtojmë se këto vizita zhvillohen në një kohë ku situata në veri të Kosovës është e tensionuar.

Ndryshe, në takim me Escobarin ishte paraparë të jetë edhe Këshilltari i DASH-it, Derek Chollet, por i njëjti anuloi vizitën për shkak të infektimit me COVID-19. /Telegrafi/

317582789 829446931499648 5836588726401532266 n

318100435 1344908279646559 1267598990021741121 n

319213510 1581136635671119 4109261464254979333 n