LAJMI I FUNDIT:

Nis takimi i Kurtit me Haradinajn, ftesës nuk i përgjigjen Krasniqi e Abdixhiku

Nis takimi i Kurtit me Haradinajn, ftesës nuk i përgjigjen Krasniqi e Abdixhiku

Ka nisur të mbahet takimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ftesës së Kurtit nuk i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kërkesa e Kurtit për takim me partitë opozitare erdhi pas intensifikimit të takimeve me ndërkombëtarët lidhur me procesin e dialogut, raporton Telegrafi.


Javën e kaluar për vizitë në vend ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërkaq gjatë kësaj jave ishte edhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar.

Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, i pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ftesa e kryeministrit Albin Kurti është joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll.

Kreu i PDK-së tha se kryeministri Kurti po e fsheh prej qytetarëve dhe institucioneve këtë dokument dhe po ashtu po e fshehë pozicionin në këtë çështje të rëndësishme për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar se LDK nuk do shkojë në takimin e thirrur nga Kurti.

Sibel Halimi, zëdhënëse politike e LDK-së tha për Telegrafin se për temën e dialogut, kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës.

“Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak.

Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke. Në këtë marrëveshje të njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori