LAJMI I FUNDIT:

Nis takimi i Kurtit dhe pesë emisarëve specialë për dialogun Kosovë-Serbi

Nis takimi i Kurtit dhe pesë emisarëve specialë për dialogun Kosovë-Serbi

Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë emisarët për dialogun Kosovë-Serbi.

Në takim me Kurtin janë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i deleguari amerikan Gabriel Escobar. Kësaj radhe me Lajçakun dhe Escobarin janë edhe tre këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Jens Plettner, Emmanuel Beaune dhe Francesco M. Talo po ndihmojnë dialogun Kosovë-Serbi.


Ndryshe, bashkësia ndërkombëtare i ka shtuar përpjekjet për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Për këtë çështje para disa dite për vizitë në Kosovë ishte edhe këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet, ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi në fillim të vitit ishte e i dërguari britanik Stuart Peach.

Chollet një ditë më parë theksoi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik”.

Ai thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por thekson se “Asociacioni në formën e Republikës Srpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë”.

Ndërkaq, i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach gjatë vizitës në Serbi ditë më parë tha se pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dy vende fqinje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori