LAJMI I FUNDIT:

​Nis projekti ‘Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacakë’ në Kosovë

​Nis projekti ‘Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacakë’ në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur projektin për “Menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë’ përmes subjekteve profesionale veterinare të licencuara/kontraktuara në tërë territorin e Kosovës.

Projekti përfshinë kapjen, sterilizimin/kastrimin, trajtimin, vaksinimin si dhe identifikimin e qenve endacakë. Në rastet kur veterinari vlerëson se qeni ka sëmundje apo paraqet rrezik bëhet eutanazimi.

I gjithë trajtimi, nga momenti i zënies kryerjes se shërbimeve mjekësorë qëndrimit në strehimore deri te lirimi në vendin e zënies, do të bëhet në mënyrë humane duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.


Ndryshe, projekti financohet nga Qeveria e Kosovës dhe do të përfundojë në prill 2021.