Nis përpunimi i asfaltit dhe rregullimi i rrethit në qendër të Zveçanit

Sot ka nisur përpunimi i asfaltit dhe rregullimi i rrethit në qendër të Zveçanit.
Kryetari i kësaj komune ka thënë se ky është një projekt për të bërë Zveçanin një vend më të rregullt, shkruan Telegrafi.
“Sot kemi nisur një projekt të rëndësishëm për komunën tonë – përpunimin e asfaltit dhe rregullimin e rrethit në qendër të Zveçanit. Ky investim është pjesë e vizionit tonë për ta bërë Zveçanin një vend më të rregullt, më të sigurt dhe më të bukur për të jetuar”, ka thënë kryetari Peci.
Ai ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës së punimeve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































