LAJMI I FUNDIT:

Nis mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes

Nis mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes
Foto: Ilustrim

Albin Kurti ka arritur në selinë e partisë së tij për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë, e cila do të mbahet pak orë pas takimit ndërmjet Kurtit dhe Isa Mustafes.

Edhe partia e këtij të fundit ka thirrur mbledhje të Kryesisë për në orën 11:00.

Ndërkohë, Kurti e Mustafa që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë zhvilluar takime në vazhdimësi për harmonizimin e programit qeverisës.


Në takimet e fundit, nga të dyja palët u bë e ditur se pika për të cilën ata nuk u morën vesh ishte posti i presidentit.

Presidenti Hashim Thaçi me kërkesë të partive, siç ka thënë ai, e ka shtyrë seancën konstituive.