Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
Për të dymbëdhjetin vit me rradhë, mbi 20 organizata dhe institucione partnere, me më shumë se 30 ngjarje, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, prej 18-24 Nëntor.
Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW për vitin 2024 u mbajt në RIT Kosovo.
Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin.
GEW filloi si lëvizje më 2007 me nismë të Kauffman Foundation dhe Administratës së Presidentit Barack Obama, në kohën e krizës globale ekonomike.
Kalendarin e aktiviteteve që organizohen në Kosovë prej 18-24 nëntor e gjeni KËTU.








































