Pasi një grua 37-vjeare u konfirmua se është infektuar me koronavirus dhe pasi që kryeministri, Albin Kurti, vendosi që Malisheva të hyjë në karantinë, Komuna e Malishevës po kërkon nga qytetarët e saj të mos bëjnë panik pasi që sipas tyre të gjitha masat e nevojshme po zbatohen.
“Pas marrjes së informacionit për një rast të prekur me COVID-19, Komuna e Malishevës, në bazë të rekomandimeve të institucioneve shtetërore, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbikëqyrjen e situatës.
“Në këto momente ka përfunduar edhe takimi i përbashkët në mes Këshillit Komunal për Menaxhimin e situatës me COVID-19, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, QKMF-së dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Janë bashkërenduar të gjitha aktivitetet lidhur me rastin, ku janë duke identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me pacientin, të cilët edhe janë duke u vetizoluar, si dhe në të gjitha hyrje-daljet e Komunës së Malishevës, bazuar në mesazhin e marrë nga kryeministri i vendit, janë duke u vendosur patrullat policore”.
“Zyrtarët e IRSHP-së, janë duke e trajtuar rastin dhe janë duke ju dhënë udhëzimet e nevojshme të gjithë atyre personave që kanë pasur kontakt me pacientin tashmë të diagnostifikuar me COVID-19”.
“Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, por ti zbatojnë udhëzimet e dhëna nga ana e IKSHP-së dhe Qeverisë së vendit”
“Të gjitha organet kompetente komunale, në bashkëpunim dhe në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-së, janë duke e menaxhuar situatën, prandaj nuk ka vend për panik, por ne të gjithë së bashku duhet t’iu përmbahemi udhëzimeve që janë duke u shfaqur në vazhdimësi në mjetet e informimit dhe rrjetet sociale”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi