Nën sloganin “Të festojmë ngjashmëritë tona”, filloi edicioni i gjashtë i Festivalit Multikulturor në Prishtinë.
Ky edicion do të fokusohet në artin dhe kulturën e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Vesa Batalli, Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive dhe Menaxhere e Programit në Zërin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve tha se Festivali Multikulturor është një ngjarje që shkon përtej argëtimit dhe festës, pasi që shërben për të kujtuar vlerën e bashkimit nëpërmjet.

“Rëndësia e këtij festivali shkon përtej argëtimit dhe festimit. Ky festival është një mundësi për të ndërtuar ura të reja mirëkuptimi dhe respekti, për të pranuar dhe vlerësuar diversitetin që na bënë më të pasur si shoqëri. Përkrahja e madhe që ky festival ka marrë nga njerëzit tregon dëshirën dhe angazhimin tonë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë, ku çdo komunitet ndjehet i përfaqësuar dhe i vlerësuar”, tha ajo.
Sylejman Elshani, Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se ky festival do të shërbejë për të promovuar kulturën e komuniteteve jo shumicë në vend.

“Ky festival është bërë një festival tradicional nga organizata Zëri Romve, Ashkalive dhe Egjiptianve në Kosovë, përmes këtij festivali po promovohet trashëgimia kulturore e këtyre komuniteteve sepse këto komunitete dinë të promovojnë astete me vlerë kulturore si në Kosovë po edhe në gjithë botën”, tha ai.
Ndër tjera ai shtoi se përmes aktiviteteve të komuniteteve po pasurohet edhe kultura e shtetit të Kosovës.
“Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes artit, ekspozitës, teatrit këngëve, librave, poezive, veshjeve tradicionale, ushqimeve të ndryshme e pasurojnë kulturën e shtetit të Kosovës”, tha ai.
Në kuadër të festivalit u prezantua edhe shfaqja “Emri im është Delthan” nga Edis Galushi. Ai për Telegrafin tha se në shumë libra të cila ai i ka hasur e ka gjetur vetën të përshkruar në një mënyrë që s’përkon me realitetin.

“Gjatë periudhës së studimeve jam ekspozua ndaj librave të ndryshme dhe duke i lexua gjithë këto vepra që në fakt janë vepra të mëdha letrare, gjithmonë e kam gjetë vetën të përshkruar në mënyrën qysh unë nuk jam rritë edhe të përshkruar në kundërshtim më të gjitha vlerat qysh më kanë folë prindërit e mi. Prindërit e mi kurrë nuk më kanë thënë që ne jemi të pavlerë, ne jemi të padijshëm, jemi përtac apo shikojmë me shtrembë ndonjë tregim. Prindërit gjithmonë më kanë tregu se sa e bukur, sa e pastër, sa e mirë është gjuha, sa e pasur është kultura. Gjithë këto vlera duke i ditur i kam transferuar në shfaqje”, tha ai.

Sa i përket shfaqjes “Emri im është Delthan”, ai tha se përmes shfaqjes shpaloset një tregim që në asnjë libër nuk mund ta gjejmë.
“Kam dashur ta përcjellë mesazhin e drejtë për drejtë te publikun shqipfolës që me e kuptua tregimin me të cilin ne rritemi edhe në fakt me e shpalosë një tregim të cilin në asnjë libër nuk munden me e gjetë”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri