Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për nëntë personat e dosjes ‘Xibraka’, ku mes tyre është edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.


Ai u arrestua bashkë me disa persona të tjerë pas zbulimit të laboratorit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit, raporton “Syri”.

Në total të gjithë 9 të pandehurit janë dënuar 104 vite burgim.

Vendimi për 9 të pandehurit e “Laboratorit të Xibrakës”:

10 vite burg për Ermal Hoxhën 12 vite burg për Ilir Hysenin 10 vite burg për Arjan Dalipin 13 vite burg për Genci Xhixhën 11 vite burg për Gentin Gjonajn 12 vite burg për kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno 11 vite burg për Klemend Dalipin 13 vite burg për Sajmir Batkun