LAJMI I FUNDIT:

“Ninullë” së shpejti në RTV Dukagjini

“Ninullë” së shpejti në RTV Dukagjini

Radiotelevizioni Dukagjini në bashkëpunim me kompaninë PR Solutions, së shpejti fillojnë me emisionin Ninullë.

Emisionet do të kenë përmbajtje informuese dhe edukative për gratë dhe fëmijët, ku praktikisht do të flitet për edukimin që nga periudhat e para fillimit të shtatzënisë e deri te rritja e shëndetshme dhe edukimi i fëmijëve.

Për 45 minuta, do të ofrohen storie të ndryshme nga terreni për tema të ndryshme ku në mënyrë praktike do të demonstrohen nga njerëz adekuat.


E përveç këshillave të doktorëve, do të mund të ndiqni storie nga protagonistë të ndryshëm edhe nga kopshtet, spitalet, farmacitë, sallat sportive e gjithçka tjetër që lidhet me shëndetin e grave dhe fëmijëve.

Storiet që do të realizohen ofrojnë këshilla e informata praktike duke filluar nga periudha para shtatzënisë, çfarë ushtrime fizike duhet te bëjmë, çfarë ushqime duhet të konsumojmë, cilat medikamente duhet t’i shmangim, çfarë duhet të kemi parasysh para lindjes, cilat janë mënyrat e lindjes, cilët janë shkaktaret e aborteve, si duhet të kujdesemi për bebet, e shumë e shumë tema të tjera.

Në çdo emision do të ketë informata për ushqyerjen e shëndetshme si dhe receta të shumta për të cilat nutricionistja flet për vlerat ushqyese të përbërësve për secilin nga ta.

Në sezonin e parë gjithsej do të realizohen 24 emisione, të cilat mund t’i shihni çdo të diel paradite si dhe ritransmetim të shtunave pasdite.

Ky emision mundesohet nga Klinika Amerikane – Dr. Behar Kusari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori