LAJMI I FUNDIT:

Nintendo konfirmon se 160 mijë llogari janë përfshirë në ndërhyrjet e hakerëve

Nintendo konfirmon se 160 mijë llogari janë përfshirë në ndërhyrjet e hakerëve

Që nga fillimi i muajit, ishte raportuar se në llogaritë në Nintendo, ka mundur të kishte ndërhyrje të paautorizuara nga grupe të treta.

Pasi që ka konfirmuar se 160 mijë llogari janë përfshirë nga ndërhyrjet e hakerëve, Nintendo ka bërë të ditur se e ka ndaluar mundësinë e qasjes përmes Nintendo Network ID, transmeton Telegrafi

“ID-të dhe fjalëkalimet janë marrë nga platforma tjera dhe janë përdorur, që të merren të dhënat edhe nga Nintendo”, thuhet në raportin e Nintendos.


Lojtarët raportuan për qasje të paautorizuar në llogaritë e tyre në Nintendo
Lexo po ashtu Lojtarët raportuan për qasje të paautorizuar në llogaritë e tyre në Nintendo

Data e lindjes, nofka, vendbanimi dhe adresa e postës elektronike mund të jenë marrë gjatë këtyre ndërhyrjeve, në mënyrë që të bëhen më pas mashtrime me blerje.

Tani Nintendo po rekomandon që të gjithë përdoruesit, të kenë verifikim me dy faktorë, gjë që do duhej të përdorej për të gjitha llogaritë në internet.

Shumicës i është obliguar që t’i ndryshojnë fjalëkalimet, derisa të gjithëve iu rekomandohet që ta bëjnë një gjë të tillë, para se t’i kontrollojnë nëse të gjitha të dhënat i kanë në rregull. /Telegrafi/