Prodhuesi i serialit popullor, "Big Little Lies", David E Kelley ka përgatitur një trajtim të ri televiziv, ku në rolet kryesore do të shfaqen Nicole Kidman dhe Hugh Grant.

Kjo dyshe fantastike është pjesë e një historie dramatike rreth bashkëshortëve misteriozë.

Kelley thotë se Kidman dhe Grant sjellin argëtim të pafund në ekranet e vogla në një mini-serial të quajtur "The Undoing", historia e të cilit bazohet në një mori sekretesh mes të dyve, por gjithashtu përfshin një krim që zbulon të vërteta shqetësuese, shkruan Variety.


121484988 3552095288173896 204570159497685958 n

Ngjarja zhvillohet në një botë elegance dhe luksi në Manhattan të qytetit të New Yorkut. Kidman luan Grace, një terapiste e suksesshme që trajton çifte, ndërsa Grant e gjen veten në rolin e burrit të saj, Jonathan, një onkolog pediatrik.

"Jeta e një terapiste të suksesshme në qytetin e New Yorkut fillon të zbërthehet përpara botimit të librit të saj të parë", thuhet në përshkrimin e serisë.

121372314 2761817100804055 7679483480430784706 n

Të gjashtë episodet e këtij mini-seriali u drejtuan nga Susanne Bier. Episodi i parë i "The Undoing" do të shfaqet premierë më 25 tetor në rrjetin kabllor amerikan, HBO. /Telegrafi/