Qytetarët e Kosovës janë më të rrezikuarit nga ndotja e ajrit sa i përket shëndetit respirator. Ndotja vjen nga termocentralet, si dhe djegia e thëngjillit dhe karburanteve. E qytetet më të ndotura në vendin tonë, mbesin Prishtina, Fushë Kosova dhe Obiliqi.
Ndotje më e madhe e ajrit po theksohet se do të ketë gjatë dimrit, pasi së fundmi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shfuqizuar vendimin që ndalonte dhënien e thëngjillit për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), me arsyetimin që të kontribuojnë në tejkalimin e krizës energjetike.
Deri në vitin 2018, KEK u ka dhënë thëngjill si dhuratë punëtorëve të saj. Më 2018, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut, por së fundmi, ky vendim u shfuqizua.
Eksperti i ajrit Agron Bektashi ka thënë se në sezonin e dimrit është e pranishme ndotja më e madhe e ajrit.
Sipas tij, pjesa më e rrezikuar është trekëndëshi Prishtinë-Fushë Kosovë-Obiliq. Faktorët e kësaj ndotje, Bektashi konsideron se janë termocentralet, trafikun dhe djegiet e fosileve.
“Nuk ka dyshim që periudha nëntor-mars, është sezoni me ndotjen më të madhe të ajrit gjatë vitit në Kosovë e posaçërisht mund të them se pjesa më e rrezikuar në Kosovë është trekëndëshit Prishtinë-Fushë Kosovë-Obiliq, për shkak të grumbullimit të madh të industrisë dhe për shkak të trafikut të s’tërë ngarkuar. Tashmë janë identifikuar ndotësit më të mëdhenjtë të ajrit edhe pse në këtë rajon posaçërisht në Prishtinë, e kemi cilësinë e dobët, flasim për termocentralet, për trafikun e s’tërë ngarkuar dhe për djegiet, burimet fosile, kryesisht djegiet e ndryshme që qytetarët i përdorin për ngrohje. Fatkeqësisht kohëve të fundit ka filluar të digjet edhe thëngjilli, i cili fillimisht ka qenë i ndaluar me ligj, për shkak të krizës energjetike që ka kapluar Kosovën, si duket Qeveria dhe institucionet janë në mes të dy zjarreve të bëjnë zgjidhje se nuk kemi çfarë të djegin sivjet, përfshirë edhe mua. Nuk ka dyshim që djegia e thëngjillit ndikon negativisht në cilësinë e ajrit”, tha Bekteshi për KosovaPress.
Ai shton se në ajrin e dobët do të kontribuojë edhe djegia e thëngjillit edhe pse gjatë viteve të fundit, ai thekson se ka ulje të përdoruesve, pasi qytetarët kanë gjetur alternative tjera. Për ndalimin e kësaj ndotje, ai tha se duhet bërë rrjetëzimi i Termokosit, të ketë energji alternative dhe sa më pak përdorimi i lëndëve djegëse.
“Ajrit të dobët dhe cilësisë gjatë dimrit sivjet si duket do t’i kontribuoj edhe djegia e thëngjillit, në çfarë sasie nuk jam i sigurt, nuk kemi të dhëna edhe djegia e thëngjillit është më e vogël se vitet e tjera sepse një pjesë e qytetarëve është orientuar me paletë, një pjesë me energji, një pjesë me djegie të tjera alternative, do si do çdo djegie e thëngjillit ndikon në cilësinë e ajrit. Nëse Prishtina si qyteti më i madh, më i populluari, nëse një pjesë e madhe e Prishtinës lidhet me nxehje qendrore të organizuar me Termokos, normalisht që në masë të madhe ka me reduktuar përdorimin e thëngjillit, drurit dhe lëndëve të tjera. Rrjetëzimi i Termokosit në të gjithë Prishtinën, energji të tjera alternative të shëndetshme, sa më pak thëngjill, sa më pak dru, me shikuar pak energjinë solare ose energjinë me erë. Posaçërisht nëse flasim për djegie dhe ngrohje individuale, mendoj që sistemet solare janë shumë të mira..6.10.Vendi më i ndotur definitivisht është Prishtina-Fushë Kosova-Obilq pa konkurrencë”, tha ai.
Pulmologu Besim Morina tha se ndotja e ajrit është shqetësuese për shëndetin e njeriut, pasi ndikon negativisht në sëmundjet si bronkiti apo astma.
“Ne çdo ditë e më shumë tani këto ditët e ftohta e vërejmë gjithmonë e më tepër problemin e respiratorëve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Kosovarët momentalisht janë populli më i rrezikuar nga ndotja e ajrit sa i përket shëndetit respirator. Sëmundjet respirator siç janë bronkiti, pastaj astma bronkiale, përkeqësimet e sëmundjeve kronike respirator, problemet me fyt, me rrugët e frymëmarrjes e të gjitha kështu me radhë. Pra më të rrezikuarit normalisht janë pacientë që vetëm kanë sëmundje respirator prekzistuese”, theksoi Morina.
Ai tha se qymyri, nafta, mjegulla dhe temperaturat e ulëta, ndikojnë që në Kosovë të jetë kualiteti i ajrit kaq i dobët.
“Për fat të keq çdo djegie një materie djegëse karburanti menjëherë reflektohet në kualitetin e ajrit dhe dëmin, amplifikimin e dëmit te njeriu, për fat të keq tymi që vjen nga qymyri përmban nivele të larta të dyoksidit të karbonit dhe monoksidit të karbonit, pra oksideve të karbonit që normalisht reflektohen në shëndetin e njeriut por nuk duhet të harrojmë se këto pastaj përkeqësimet shumë ose acarimet e këtyre sëmundjeve shumë ndikohen edhe nga faktorët e tjerë siç janë: mjegulla apo temperaturat e ulëta apo mungesa e frymës e kështu me radhë. Në rastet kur kemi djegie të mëdha të qymyrit, nivele të larta të tymi. Në Kosovë kemi shumë makina që përdorin naftën si karburant dhe ne e dimë që nafta si karburant prodhon sasi të larta të sulfurit dhe këto okside të sulfurit janë shumë të dëmshme për rrugët e frymëmarrjes, për fat të keq këto nuk rregullohen mjaftueshëm dhe ne i dimë kushtet në të cilat makinat qarkullojnë dhe nivelet e larta të tymrave që ato prodhojnë”, vlerësoi ai.
Nga çmimet e larta, qytetarët detyrohen që ngrohjen ta sigurojnë duke djegur thëngjill, dru e lëndë të tjera, të cilat po kontribuojnë në uljen e cilësisë së ajrit.
Qytetari Xhevat Jashari, tha se kryeqyteti është shumë i ndotur. Ai ka edhe një ide sa i përket përmirësimit të akrit në kryeqytet.
“Shumë e ndotur, në mes të Obiliqit dhe Prishtinës është dashur më së paku 20 mijë pisha me qenë, ato nuk janë askund.. si nuk ka ndikim më të madh, kanceri është shfaqur me të madhe.. vërehet me të madhe tani me ftohjen e kohës për shkak se thëngjillit ndikon me të madhe…Ngrohemi me drurë, e kemi larguar thëngjillin, aty ku ndezët thëngjilli nuk rrihen në dhomë sepse ndikon shumë në shëndet”, tha Jashari.
Edhe Fatmir Muçolli pohoi se ndotja e ajrit mund të përmirësohet me vetëdijesimin e qytetarëve.
“Ndotja është alarmante jo vetëm në Kosovë por kudo, jemi duke synuar që sa vite me punuar në këtë drejtim por nuk ka vullnet të njerëzve. Ndotja e ambientit mundet me u përmirësuar vetëm me vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Gjithçka fillon nga edukata, janë edhe faktorët tjerë, rritja dhe zhvillimi industrial”, u shpreh qytetari.
Po ashtu, edhe Remzi Sejdiu, tha se për ngrohje qytetarët nuk kanë alternative tjetër përpos lëndëve djegëse.
“Prishtina në veçanti dihet është shumë e ndotur qymyri. Është vetëm tym i zi. Për momentin nuk ka alternativa, për afat shkurtë, afat gjatë duhet të mendojnë pushtetarët. Janë që kanë nevojë janë të detyruar, askush nuk ka dëshirë por ata që kanë nevojë duhet ta përdorin, nuk kanë alternativë tjetër”, tha ai.
Nëse vazhdon përballja me ngritjen e nivelit të ndotjes së ajrit, Komuna e Prishtinës ka hartuar një plan me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit.
Përndryshe, është raportuar se Komuna e Prishtinës ka vendosur që kur situata të jetë më e rënduar, qytetarët të mund të shfrytëzojnë autobusët urban pa pagesë, e jo vetëm.
Komuna e Prishtinës në planin e Mobilitetit dhe “Planin Lokal të Veprimit për Cilësinë e Ajrit”, ka përfshirë edhe krijimin e Zonave me Emetim të Ultë të Gazrave, projekt i cili do të përfshijë kufizimin e qarkullimit të automjeteve të vjetruara në zona të caktuara e që kjo pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck – Sistemi i profilit të dritareve plastike “Elegant”: Platforma e zgjeruar plotësisht
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Ja çfarë thanë të ftuarit në event për modelin e ri Dacia Duster
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët