Banori më i vjetër i kopshtit zoologjik Shenbrun, breshka Shurley ka ngordhur dhe besohet se i kishte 130 vjet.

Nga viti 1953, ishte banore e këtij kopshti zoologjik në Vjenë të Austrisë, transmeton Telegrafi.


“Mosha e saktë nuk dihet, por sigurt që i ka mbi 130 vjet”, ka thënë zoologu Anthon Weisenbaher.

Siç raportojnë mediat lokale, nuk ka pothuajse asnjë qytetar të Vjenës që ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore që nuk e parë të paktën një herë breshkën Shurley.

Gjatë jetës kjo breshkë përjetoi shumë – dy luftërat botërore, si dhe është përdorur si parashikues për fitues të Kampionit Evropian në futboll gjatë vitit 2016. /Telegrafi/