Ngjyrat shërojnë shumë sëmundje të trupit dhe shpirtit: E kuqja i ndjek mendimet negative, ndërkaq ngjyra vjollcë migrenën!
Ngjyrat fuqishëm ndikojnë në shpirtin tonë dhe me të pajtohen edhe shumica e shkencëtarëve dhe psikologëve
Pos që janë burim i pashtershëm inspirimi dhe kreativiteti të artistëve, shkencëtarëve dhe filozofëve, është konstatuar që ngjyrat kanë potencial të fuqishëm shërues,
Për ta shfrytëzuar ndikimin bamirës të ngjyrave, keni parasysh që ngjyrat e ndryshme dhe nuancat e tyre ndikojnë në mënyrë shumë të ndryshme në trupin dhe mendjen tonë, transmeton Telegrafi.
E kuqja
Simbolizon zjarrin, ngrohtësinë dhe hidhërimin. Është e shkëlqyeshme në luftimin e shtypjessë ulët të gjakut, reumatizmit, paralizës, shëron aneminë dhe rastet e avancuara të tuberkulozit. Nëse keni qarkullim të keq, kjo ngjyrë do t’ua kthejë ngrohtësinë shputave dhe duarve të ftohta.
Mundemi të bëhemi më dinamikë dhe më temperamentë, mirëpo shumë lehtë edhe të frustruar kur bartim ngjyrën e kuqe. Edhe pse është e lidhur me hidhërimin, mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme edhe në largimin e mendimeve negative.
E portokallta
Kjo është ngjyrë prosperiteti dhe krenarie. Na mbush me energji dhe është e mirë në shërimin e gurëve në veshka dhe në idhcë, kileve dhe inflamacionit të zorrës qorre. Përdoret edhe për stimulimin e prodhimit të qumështit te nënat pas lindjes.
Nëse keni probleme me mungesën e vetëbesimit, duhet shpesh ta bartni këtë ngjyrë. Ndikon si antidepresiv dhe zbut ndjenjën e keqardhjes.
E verdha
Stimulon punën e trurit, mëlçisë dhe mukozës dhe përmirëson ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë. Është e dobishme në shërimin e diabetit, tretjes së keqe dhe kapsllëkut, çrregullimit të punës së mëlçisë dhe veshkave, infeksionit të fytit, si edhe në shërimin e syve, sifilizit dhe impotencës.
Nxit të menduarit intelektual dhe ndihmon me rastin e marrjes së vendimeve. Forcon kujtesën, optimizmin dhe vetëbesimin. Mirëpo kini kujdes, sepse e verdha e hirtë mund të shtojë frikën.
E bardha
Fjala është për ngjyrën e pastërtisë e cila i bashkon të gjitha ngjyrat e tjera. Është e jashtëzakonshme në qetësimin e hidhërimit dhe nxit mendime pozitive.
E gjelbra
Përbëhet nga e kaltra dhe e verdha dhe konsiderohet ngjyrë e harmonishme. Ndikon si qetësues i butë. Është e shkëlqyeshme për sytë, por edhe për shërimin e inflamacioneve, sëmundjeve nervore, të thatit, gripit dhe ftohjes, si edhe të çrregullimeve seksuale dhe kancerit. Ndihmon edhe në luftën kundër depresionit dhe krijon ndjenjën e relaksimit dhe qetësisë.
Mirëpo, e gjelbra e ullirit mund të ndikojë dëmshëm në shëndetin trupor dhe shpirtëror, sepse në vetëdije lidhet me shkatërrimin dhe vdekjen.
E kaltra
E ftohtë dhe qetësuese, ngjyra e kaltër zbut dhembjen, zvogëlon gjakrrjedhjen dhe shëron të djegurat. Është e mirë në shërimin e kolikut, astmës, çrregullimeve respiratore dhe shtypjes së lartë të gjakut.
Shtypja e lartë e gjakut dukshëm bie pas vetëm gjysmë ore “larjeje” në dritën e kaltër, mirëpo rritet nën ndikimin e dritës së kuqe, theksojnë hulumtuesit e Spitalit Shtetëror në Nju-England.
Është e dobishme edhe në luftimin e pagjumësisë, nxit kontrollin mendor dhe kreativitetin. Mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ngjyra shumë e kaltër e errët mund të ndikojë në mënyrë shqetësuese.
Vjollcë
Ndikon shkëlqyeshëm te nervozizmi dhe çrregullimet emocionale, mirëpo shëron edhe artritin, kapsllëkun, çrregullimin e punës së lukthit, kataraktet, migrenën dhe sëmundjet e lëkurës.
Ndikon në mënyrë qetësuese dhe qetëson sytë, veshët dhe sistemin nervor dhe ndihmon të mposhtni obsesionet dhe frikët. Nuancat indigo vjollce janë të lidhura me anën e djathtë të trurit dhe nxisin intuitën dhe fantazinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje