Çantë
Zgjidhni çantë me ndonjë ngjyrë të çelur dhe të përshtatshme për ta përmbushur kombinimin neutral apo një ngjyrëshe.

gnj1


Syze për diell
Syzet për diell me ngjyrë portokalli apo vjollcë do të japin freski në pamjen tuaj. Megjithatë, kini kujdes gjatë zgjidhjes – kornizat shumë të mëdha do të bëjnë që të dukeni qesharak.

ngj2

Recipeta
Recipetat me ngjyrë përdorni nën këmishët apo bluzat. Në vend të ngjyrës së bardhë, së zezë, le të jetë ndonjë ngjyrë më e çelur si e verdhë apo e kaltër e mbyllur. Por, këtë trend lëreni për ditët më të nxehta të verës.

ngj3

Sandale
Harroni çizmet, sandalet në ngjyrë pranverore janë zgjidhja e vërtetë për këtë sezon. Kombinoni me funde lila dhe pantallona dhe kini kujdes te pedikerin, sepse të gjitha shikimet do të përqendrohet te këmbët tuaja.

ngj4

Orë
Orë e përshtatshme në ngjyrë mund t’ju shërbej si aksesor i modës.

ngj5

Vathë
Bëhuni mbretëreshë e dramës me vathë me kristal. Kombinoni me bluzë apo këmishë me V-pamje, ndërsa flokët kapini bisht për t’i shfaqur vathët në shkëlqimit e tyre.

ngj6

Fustan
Në vend të ngjyrës së zezë, përpiquni me fustan të vogël të kaltër. Është hit i pistave të modës dhe midis kritikuesve të modës, e pse mos të përpiqeni edhe ju?

ngj7

Pantallona
Kemi shkruar për hit-pantallonat me ngjyrë. Këtë sezon është më e përshtatshme për pasurim të gardërobës me të tilla veshje trendi, e çfarë prisni?

ngj8

Kombinime aksesorësh
Nëse nuk mundeni të vendosni vetëm për një, pse mos të provoni me kombinim të disave? Çantë, këpucë, lentë për flokë, shami me ngjyrë të njëjtë, në veçanti nëse janë me ngjyrë të kuqe të çelur që është hit i vërtetë.

ngj9

Llak për thonj
Freskim më i shpejtë dhe më i thjeshtë do të arrihet me llak për thonj me ndonjë ngjyrë të çelur. Eksperimentoni në zgjidhjen e ngjyrave dhe mbani mend se nuk është e domosdoshme përshtatja e ngjyrës së llakut me pjesën tjetër të gardërobës.

ngj10

/Telegrafi/